Barazia
Barazia e mundësive ka të bëjë me trajtimin e njerëzve drejtë dhe pa mbajtur anë dhe me krijimin e kushteve në vend të punës dhe në shoqërinë e gjerë që inkurajojnë dhe vlerësojnë diversitetin dhe promovojnë dinjitetin. Ajo gjithashtu ka të bëjë me tentimin e korrigjimit të disbalancave në të kaluarën dhe sigurimin që trajtimi i klientëve, konsumatorëve dhe furnizuesve bëhet në mënyrë konstruktive që përkrahë gjithëpërfshirjen e duhur dhe nuk i jep ngritje diskriminimit të padrejtë
Diversiteti
Diversiteti ka të bëjë me krijimin e ambientit dhe praktikave gjithëpërfshirëse të cilat sjellin beneficione për organizatën dhe për ata që punojnë në të dhe me të. Merr në konsideratë faktin që njerëzit dallojnë nga njëri tjetri në shumë mënyra. Të kuptuarit, vlerësimi dhe menaxhimi efikas i këtyre dallimeve mund të rezultojë në pjesëmarrje më të madhe që mund të shfrytëzohet për sukses në nivel individual, ekipor apo organizativ.
Fushat kryesore
Kur flasim për mundësitë e barabarta dhe diversitetitn, ne fokusohemi në shtatë fusha kryesore
- Mosha
- Aftësitë e kufizuara
- Raca/Përkatësia etnike
- Gjinia (e cila përfshinë transeksualët)
- Religjion/Besimi dhe kultura
- Orientimi seksual
- Bilanci punë-jetë
Ne kemi zhvilluar një numër politikash për të promovuar barazinë dhe diversitetin dhe përdorim një zërë veglash për të monitoruar dhe vlerësuar progresin tonë në intergrimin e këtyre. Ne besojmë që mënyra më e mirë për të menaxhuar mundësi të barabarta dhe diversitet është duke siguruar që ato janë integruar në të gjitha proceset dhe funksionet, të konsideruara si pjesë të të gjitha vendimeve politike dhe të pranishme në planifikimin e të gjitha programeve prej fillimit deri në fund. Kjo është ajo që nënkuptojmë me integrimin e parimeve dhe praktikave të barazisë dhe diversitetit.