Ky seksion përmban informacion për perdorimin e të gjitha faqeve te internetit të Këshillit Britanik, si dhe detaje mbi politikat që Këshilli Britanik i permbahet. 

Kushte e përdorimit dhe politikat janë të përditësuar në menyre te perhershme. Kjo përmbajtje është përditësuar date më maj 2014.

Termat e përdorimit për këtë faqe intreneti

Këshilli Britanik ka përcaktuar informacione specifike mbi se si ju mund të përdorni këtë faqe. Këtu do të gjeni informacionin se si kjo faqe është projektuar për ta bërë atë të kuptueshme për të gjithë. Gjithashtu ju do të gjeni informacion për rregullat tona për cookie dhe detaje se si të bëni një ankesë.

Kushtet e përdorimit

Këshilli Britanik ka kushtet për përdorimin e kësaj faqeje dhe nderlidhje me faqet e tjera te Keshillit Britanik nga kjo faqe. 

Ju mund të lexoni termat dhekushtet tona të plotë në anglisht.

Aksesueshmëria

Ne kemi bërë çdo përpjekje për të bërë te lehtë perdorimin e faqes së www.britishcouncil.al dhe për t'u përdorur  nga gjithë, nga çdo rrjeti interneti ju zgjidhni për të përdorur, dhe nëse do ose nuk do te përdorni ndonjë pajisje të veçantë për të hyrë në të. 

Ju mund të lexoni më shumë informacion mbi masat e marra nga Këshillit Britanik për aksesueshmërinë të internetit në gjuhën angleze.

Rregullat mbi Cookies

Faqja jonë e internetit përdor cookies për tu dalluar ju nga përdoruesit e tjerë të faqes sonë të internetit, pa ruajtjen e ndonjë informacion personal të identifikueshme për ju. Kjo na ndihmon për të siguruar me një përvojë të mirë kur ju të shfletoni faqen tonë të internetit dhe gjithashtu na lejon për të përmirësuar faqen tonë. 

Ju mund të lexoni politikën tonë të plotë për përdorimin e cookies në anglisht.

BËNI ANKESË

Ne vlerësojmë mendimin tuaj. Ne shpresojmë ta bëjmë eksperiencen tuaj me Këshillin Britanik të shkëlqyeshme dhe mirëpresim komentet dhe sugjerimet tuaja si dhe detajet lidhur me kënaqësinë apo mos kënaqësinë lidhur me shërbimet që ju i keni provuar kur na keni kontaktuar apo keni përdorur ndonjë nga produktet tona apo shërbimet. Ne gjithashtu do të dëshironim të dëgjonim nëse ndonjë anëtar i personelit ju ka ofruar shërbime të jashtëzakonshme. 

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur me shtrimin e ankesës në anglisht.

Politikat

Si organizatë për marrëdhënie kulturore, Këshilli Britanik ka politika që shpjegojnë mënyrat në të cilat sillemi për të mbrojtur privatësinë, fëmijët, ambientin si dhe mënyrat se si ofrojmë liri të informacionit dhe ofrojmë mundësi të barabarta.  

Çdo sherbim për Këshillin Britanik në Shqipëri do të shpjegohet në këtë seksion.

PRIVATËSIA 

Ne e shohim trajtimin e ligjshëm dhe të drejtë të informacionit personal si një gjë të rëndësishme për operimet tona të suksesshme dhe për mbajtjen e konfidencës së atyre me të cilët punojmë. Si e tillë kjo deklaratë do të aplikohet njëlloj për të gjitha zyrat tona, pavarësisht se ku ndodhen ato.  

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur privatësinë në anglisht.

POLITIKA E MBROJTJES SË FËMIJËVE DHE TË RRITURVE

Këshilli Britanik synon të krijojë një mjedis të sigurt ku asnjë fëmijë apo i rritur nuk do të dëmtohet apo shfrytëzohet gjatë kontaktit me ne. Kjo politikë përcakton kornizën e gjerë dhe pritshmëritë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve. Ajo artikulon pse mbrojtja është e rëndësishme dhe veprimet që do të ndërmarrë organizata për të përmbushur përgjegjësitë e saj gjatë ndërveprimit me fëmijë dhe të rritur. Këshilli Britanik promovon zero-tolerancë kundrejt çdo veprimi apo mosveprimi, qe synon dëmtimin apo shfrytëzimin e individit.

Mund të lexoni politikën e plotë në anglisht.

POLITIKA PËR AMBIENT 

Këshilli Britanik është i përkushtuar në përmbushjen e standardeve të MB-së dhe standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e ndikimit tonë në ambient. Ne pranojmë ndikimin e operimeve dhe aktiviteteve biznesore në ambient. Ne gjithashtu pranojmë kërcënimin e ndryshimit të klimës në prosperitet, drejtësi shoqërore dhe cilësi të jetës. Prandaj jemi të përkushtuar të menaxhojmë dhe të minimizojmë ndikimin tonë në ambient.  

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur me ambientin në anglisht.

LIRIA E INFORMACIONIT 

Këshilli Britanik krenohet për kërkimin e mënyrave të reja dhe të hapura të angazhimit me komunitetin në mbarë botën. Në mënyrë që të ndërtojë integritet dhe besim, është e rëndësishme që të bëhemi shembull duke u hapur më shumë ndaj organizatave në botë.  

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur lirinë e informacionit në anglisht.

MUNDËSITË E BARABARTA DHE DIVERSITETI 

Këshilli Britanik krijon mundësi ndërkombëtare për njerëzit e Mbreterise se Bashkuar dhe ata të vendeve tjera dhe ndërton besim ndërmjet tyre në mbarë botën. Puna jonë përfshinë zhvillimin e marrëdhënieve me njerëz nga dhe me kultura të ndryshme. Puna me efikasitet me diversitet dhe promovimi i barazisë dhe shanseve  është pjesë thelbësore e punës sonë. 

Mund të lexoni politikën e plotë në anglisht për të gjetur se si ndërtojmë mundësi të barabartë dhe diversitet në programet dhe projektet tona dhe kë mund të kontaktoni për më shumë informata. 

Shpërndani në rrjetet sociale