Aptis është zhvilluar nga ekspertët e vlerësimit të British Council dhe është hartuar sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhën (CEFR). Organizatat mund të zgjedhin të testojnë të katër aftësitë gjuhësore ose vetëm ato që i përshtaten nevojave të tyre, duke ju lejuar atyre të optimizojnë procesin e testimit.
Aptis është nje testim i cili zhvillohet me kompjuter me një sistem inovativ korrigjimi. Aftësite produktive të të folurit dhe shkrimi korrigjohen nga ekzaminuesit tanë të trajnuar duke qënë se ushtrimet janë autentike dhe me natyre komunikuese. Të lexuarit dhe të dëgjuarit korrigjohen në mënyrë automatike.
Të gjitha rezultatet korrigjohen me saktësi dhe mund ti merrni në 5 ditë pune.
Aptis është i besuar nga organizata dhe qeveri ne më shumë se 85 shtete nga për vlerësimin dhe rritjen e standartave të anglishtes. Ju lutem të konfirmoni gjithmonë, vlefshmërinë e Aptis me institucionet ku duhet ta dorëzoni.
Aptis është një testimin i hartuar për të vlerësuar të katër aftësitë e gjuhës Angleze – të folurën, të dëgjuarin, të lexuarin dhe shkrimin për nivelet A1-C.
Ka disa versione të Aptis dhe sipas nevojave tuaja ju mund të merrni:
- Aptis General (i shpjeguar më poshtë)
- Aptis për mësues
- Secondary English Test
- Aptis Advanced.
Aptis General
Testi përbëhet nga një komponent thelbësor (gramatika dhe fjalori), e cila është e kombinuar me të Lexuarin, Shkrimin, të Dëgjuarin dhe të Folurën.
Ju do të mund të vlerësoni aftësitë e gjuhës angleze me Aptis përmes:
- Një ekspertize botërore: Aptis është i hartuar nga ekspertë të vlerësimit dhe mbështetet nga kërkime transparente dhe gjithëpërfshirëse;
- Një qëllimi gjithpërfshirës: Merrni një profil të plotë të aftësive të gjuhës angleze në organizatën tuaj që është në përputhje me Kuadrin e Përbashkët Evropian të Gjuhëve (KPEGJ);
- Fleksibilitetit: Përshtasni Aptis sipas nevojave tuaja: ju mund të vendosni ku, kur dhe cilin test;
- Efikasitetit: Merrni rezultate të sakta dhe të besueshme që korrigjohen nga vlerësuesit tanë.