Nëse organizata juaj ka nevojë të përcaktojë nivelet e anglishtes për të vlerësuar punonjësit për promovim, për të vlerësuar progresin në programet trajnuese apo për të përzgjedhur kandidatë në proceset e rekrutimit, Aptis mund t'ju ndihmojë.  

Aptis e ndihmon organizatën tuaj të:

  • vlerësojë aftësitë e gjuhës gjatë proceseve të rekrutimit;
  • vlerësojë dhe certifikojë nivelin e gjuhës angleze të punonjësve tuaj;
  • monitorojë suksesin e programeve gjuhësore;
  • vlerësojë punonjësit tuaj për promovime ose poste pune jashtë shtetit.

Aptis ju lejon të:

  • zgjidhni kur dhe si të zhvilloni testin;
  • zhvilloni testin online në kompjuter;
  • të vlerësoni një ose më shumë aftësi gjuhësore në të njëjtën kohë; 
  • dërgoni certifikatat me rezultatet me logon e British Council, me logon e organizatës tuaj ose të dyja. 

Me Aptis shtohet vlerë:

  • përmes bashkëpunimit me një institucion të respektueshëm global në fushën e testimit, mësimdhënies dhe mësimit të të gjuhës angleze;
  • duke garantuar saktësi, cilësi dhe besueshmëri;
  • duke ofruar një çmim shumë të mirë për nevojat e testimit të gjuhës angleze;
  • duke raportuar rezultate sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane për Gjuhën si edhe një pikëzim numerik; 

Nëse dëshironi të keni akses të plotë në një test të plotë praktik të Aptis, ju lutemi nga kontaktoni me detajet tuaja (emër, mbiemër, kompania, numrin e punonjësve, faqen e internetit dhe numrin e telefonit)

 
Shpërndani në rrjetet sociale