More information about this scholarship for 2024-25 can be found on our English language page.
A jeni një grua apo vajzë me diplomë ose PhD në një lëndë të STEM dhe e keni pasion studimin tuaj? Ju mund të merrni një bursë studimi për një diplomë master në një program të shkencave, teknologjisë, inxhinierisë ose matematikës në një nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.
Për vitin e tretë me rradhë, British Council po lançon programin e bursave “Gratë dhe Vajzat në STEM” në partneritet me 21 universitete nga Britania e Madhe me qëllim të përkrahen gratë dhe vajzat nga Amerika, Azia Jugore, Azia Lindore, Ballkani Perëndimor, Azia Qendrore, Brazili, Egjipti, Meksika dhe Turqia te përfitojnë prej tij.
Ne jemi në kërkim të grave dhe vajzave me formim në STEM të cilat mund të vërtetojnë se kanë nevojë për mbështetje financiare dhe që dëshirojnë të frymëzojnë gjeneratat e ardhshme të grave të ndjekin një karrierë në STEM.
Informacioni në këtë faqe është për aplikantët nga Shqipëria. Për vendet e tjera, duke përfshirë aplikimet për bursa akademike, ju lutemi shihni faqen tonë globale të programit të bursave Gratë në STEM.
Pse një program për bursa?
Ky program i bursave synon të rrisë mundësitë për gratë dhe vajzat në STEM. Sipas të dhënave nga Organizata e OKB-së për Arsim dhe Kulturë Shkencore (UNESCO), në vitin 2019 më pak se 30 për qind e studiuesve në mbarë botën ishin gra dhe vetëm 30 për qind e studentëve femra zgjedhin fusha të lidhura me STEM-in në arsimin e lartë. Megjithatë, ky numër po fiton vrull pak nga pak duke qëndruar aktualisht në nivelin 35 për qind (Aon, 2022).
Një ndarje e lëndëve midis viteve 2017-18 tregoi se numri i grave dhe vajzave që studionin lëndët STEM ishte veçanërisht i ulët në fushat e Shkencave Kompjuterike, Inxhinierisë dhe Teknologjisë, ku 19 përqind e studentëve ishin femra në krahasim me 81 për qind meshkuj. Shkencat fizike,matematika dhe statistikat ishin më të fuqishme respektivisht në nivelin 39 për qind dhe 37 për qind (me homologët e tyre respektivisht në nivelin 61 dhe 63 për qind).
Kriteret e përshtatshmërisë:
Aplikantet që mund të aplikojnë për bursa master duhet të jenë në një nga vendet e mëposhtme: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Uzbekistani, Turqia, Argjentina, Brazili, Kolumbia, Kuba, Xhamajka, Meksika, Peru, Venezuela dhe Egjipti.
Gratë dhe vajzat nga India, Pakistani, Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmar, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami mund të jenë të përshtatshme për bursa akademike master dhe të nivelit të hershëm. Ju lutemi shihni faqen globale për hollësitë.
Ne jemi në kërkim të grave dhe vajzave që:
- mund të ndjekin një kurs studimi në Mbretërinë e Bashkuar për vitin akademik shtator/tetor 2023-2024;
- mund të vërtetojnë se kanë nevojë për mbështetje financiare;
- kanë një diplomë universitare që do t'u mundësojë atyre të kenë qasje në një nga kurset pasuniversitare të para-përzgjedhura në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar (për nivelin master);
- mund të arrijë nivelin e gjuhës angleze të kërkuar për studime pasuniversitare ose kërkime në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar;
- janë aktive në terren me përvojë pune ose një interes të provuar në fushën e tyre të studimit;
- e kanë pasion kursin e tyre të studimit dhe janë të gatshme të angazhohen si ish-studente të dedikuara me bursë të British Council.
Kriteret e plota të përshtatshmërisë janë në dispozicion më poshtë në seksionin e dokumenteve.
Ju nuk jeni të përshtatshme për një Bursë të British Council për Gratë dhe Vajzat në STEM nëse ju:
- mbani shtetësi të dyfishtë britanike;
- jeni punonjëse, ish-punonjëse ose e afërme (*) e një punonjësi të Qeverisë së Madhërisë së Tij (përfshirë Ambasadat Britanike/Komisionet e Larta; Departamentin për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale; Departamentin për Tregti Ndërkombëtare; Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme);
- jeni punonjëse, ish-punonjëse, ose e afërme (*) e një punonjësi të Bursës për Gratë në STEM nga British Council — nga vendet e përshtatshme.
(*): Të afërmit përcaktohen si prindër ose njerk, vëllezërit e motrat biologjikë ose vëllezërit e motrat nga njerku/njerka, fëmijët biologjikë ose fëmijët nga njerku/njerka, bashkëshorti, partneri civil ose partneri i pamartuar (ku çifti ka qenë në një marrëdhënie të ngjashme me martesën ose partneritetin civil për të paktën dy vjet).
- jeni aktualisht duke marrë ndihmë financiare ose financim për programin tuaj studimor në Mbretërinë e Bashkuar nga ndonjë burim tjetër;
- keni studiuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar me fonde nga një bursë e financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ose një bursë institucionale në Mbretërinë e Bashkuar ose bursë financiare.
Përfitimet kryesore
- Prestigj akademik: universitetet e Mbretërisë së Bashkuar janë ndër më të mirat në rang botëror në lëndët STEM
- Mbështetja ekonomike do të përfshijë tarifat e shkollimit, pagën, shpenzimet e udhëtimit, vizat dhe tarifat e mbulimit shëndetësor
- Mbështetje e veçantë për nënat
- Mbështetje me gjuhën angleze.
Si të aplikoni
Aplikimet duhet të bëhen direkt në universitetet pjesëmarrëse. Ju lutemi klikoni në faqet e mëposhtme për rajonin ose shtetin e zgjedhur për informacione specifike institucionale. Ju mund të bëni më shumë se një aplikim, por duhet të aplikoni përmes institucionit tuaj të preferuar.
Afati i fundit i aplikimeve për bursa Master: Këto mund të ndryshojnë në varësi të institucionit.Ju lutemi kontrolloni me kujdes afatet pranë institucionit që keni zgjedhur për të shmangur ndonjë zhgënjim.
Ju lutemi sigurohuni që të kontrolloni dhe të përmbushni të gjitha kërkesat e përshtatshmërisë para se të aplikoni. Pasi ta keni dorëzuar aplikimin tuaj, do të kontaktoheni direkt nga universiteti për statusin e tij.
Aplikantët për Master nga Shqipëria
Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar | Lloji i kursit | Kurse me ofertë |
City, University of London |
Master |
|
Cranfield University |
Master |
|
St Andrews University |
Master |
* Opsionet online janë në dispozicion VETËM nëse opsionet e tjera nuk janë të disponueshme |