Aptis for Teachers është një variant i Aptis General. Ky test mund të përdoret nga Ministritë e Arsimit dhe institucione arsimore kudo në botë për të testuar aftësitë e anglishtes së mësuesve ose studentëve që janë në programe trajnimi për mësimdhënien. Aptis for Teachers është hartuar specifikisht për fushën e arsimit; mund të integrohet plotësisht në sistemet ekzistuese dhe të administrohet lokalisht duke mundësuar që niveli i anglishtes së mësuesëve të ndiqet gjatë kohës dhe suksesi i programeve të trajnimit të matet në mënyrë efikase.

Struktura dhe gjatësia e Aptis for Teachers është e njëjtë si në Aptis General. Megjithatë përmbajta lidhet specifikisht me mësuesit dhe pyetjet prekin tema dhe skenare që mësuesit ndeshen çdo ditë në punën e tyre. Si rezultat i kësaj, pyetjet janë të njohura për ta duke i lejuar që të fokusohen krejtësisht tek gjuha sesa tek konteksti i pyetjeve.

Aptis for Teachers mund të përdoret nga:

  • Mësuesit e anglishtes që punojnë në shkolla, kolegje, universitete kudo në botë;
  • Mësuesit e lëndëve të tjera në shkolla, kolegje dhe universitete kudo në botë;
  • Mësuesit e anglishtes në programe gjuhësore duke përfshirë këtu edhe programet tregtare;
  • Studentë që janë në vazhdim të programeve të mësimdhënies ose programet universitare;
  • Profesionistë të tjerë që punojnë në fushën arsimore.
 
Shpërndani në rrjetet sociale