Webinar 3
Date
E Premte 26 Qershor 2020 -
16:00 to 17:00
Mbrapa në fillim
Seancë online për mësuesit

Si pjesë e Programit tonë 'Shkollat e Shekullit 21' me programin e Këshillit Britanik, ne po organizojmë një seri dialogësh edukimi, të cilat do t'ju ndihmojnë të lidheni me kolegë nga Shqipëria dhe Kosova dhe të ndani përvojën tuaj.

Më 26 qershor 2020 ne do të organizojmë një seancë live me temë: "Vlerësimi i studentëve me ndihmën e mjeteve dixhitale"

Si mësimdhënës kemi dëgjuar shpesh dhe përdorur deri diku teknika dixhitale në dobi të procesit mësimor si dhe në ndihmë të procesit të vlerësimit të studentëve tanë. Pikërisht, gjatë kësaj periudhe pandemie të shkaktuar nga COVID-19, gjatë muajve mars-qershor shkollat u gjendën përpara faktit të kryer që mësimi duhet të zhvillohej përmes mjeteve TIK, internetit dhe platformave dixhitale. Në këto kushte është e rëndësishme të jepen disa udhëzime të vlefshme për krijimin e klasave mësimore online në mbështetje të mësimdhënies e mësimnxënies në distancë, duke prezantuar:

  1. Platformat dixhitale më të përdorura për krijimin e klasave online, menaxhimin e lëndëve, prezantimin e materialeve mësimore dhe vlerësimin e studentëve.
  2. Instrumentat dixhital më të përdorur për mësimin në kohë reale përmes internetit, të skeduluar ditë pas dite në mbëstetje të orarit mësimor të përcaktuar nga shkolla.
  3. Instrumentat dixhital më të përdorur për kontrollin e njohurive dhe vlerësimin e studentëve përmes tetimeve online dhe raporteve të rezultateve të përftuara në kohë reale përmes internetit.
  4. Si mund të ndihmojnë mësuesit këto platforma dhe instrumenta dixhital të ndryshëm bazuar në internet, të ofruara pa pagesë për të mbështetur dhe përmirësuar procesin mësimor në distancë.

Ne do të përpiqemi t'u përgjigjemi të gjitha këtyre pyetjeve në seancën tonë. Bashkohu me ne në një bisedë interaktive dhe përfshihuni në diskutim duke i bërë pyetje panelit tonë.

Rreth folësve

Moderatorja Majlinda Mazelliu - Koordinatore Kombëtare per Kosoven per Projektin 'Shkollat e Shekullit 21', Këshilli Britanik i Kosovës. Majlinda është përgjegjëse për menaxhimin e të gjitha hapave të zbatimit të Projektit 'Shkollat ​​e Shekullit 21' në Kosovë.

Veton Xhelili - eshte zhvillues biznesi dhe ligjerues ne shkollen e larte profesionale te TIK Cacttus Education ne Prishtine. Ka studiuar ne Universitetin e Prishtines ne Fakulltetin e Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike ne degen Automatike dhe Elektronike si dhe ka te perfunduara trajnime dhe certifikime te nivelint Administrator dhe Inxhinier nga prodhues me renome boterore si Cisco, Microsoft, Oracle dhe CompTIA. Ne kuader te projektit shkollat e shekullit 21 eshte inkuadruar qe nga fillimi, qe nga fazat pilotuese dhe tani ushtron verptimtarite e tij si Master Trajner, Trajner i Udheheqesve te shkollave si dhe Trajner per mesimdhenes.Gjithashtu ka një përvojë të gjatë në fushën e trajnimit te kandidateve e ne vecanti te mesimdhenesve ne metodat e vlerësimit me integrimin dhe mbështetjen e mjeteve dixhitale.

MSc. Helga Sallaku - është Drejtore e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Bashkinë e Shkodrës si dhe pedagoge në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës në Universitetin Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Ajo ka përfunduar Masterin Shkencor në Sisteme të Avancuara të Informacionit në Universitetin e Tiranës dhe ka një përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies në nivelin universitar që nga viti 2008. Gjithashtu ka një përvojë të gjatë në fushën e hartimit dhe menaxhimit të programeve të studimit profesionale në nivel parauniversitar dhe universitar si dhe të metodave të vlerësimit me integrimin e mbështetjen e mjeteve dixhitale.

Shpërndani në rrjetet sociale