Special arrangements
Special arrangements

British Council synon të sigurojë trajtim te barabarte dhe objektiv per cdo kandidat duke ofruar kushtet më të përshtashme për të dhënë provimet e tyre. Ne mund të garantojmë organizime speciale për raste apo kërkesa specifike  për tu mundësuar kandidatëve përshtatshmëri të qëndrave të testimit, mirëkuptimin e pyetjeve dhe dhënien e përgjigjeve.

Nëse keni nevojë për kushte të vecanta për të dhënë një provim, ju lutem ndiqni udhëzimet më poshtë për secilin prej provimeve. Organizimet speciale mbeten në varësi të specifikave të testimeve  dhe në disa raste ju mund të përjashtoheni  prej marrjes së një pjese të testimit si pasojë e një aftësie të kufizuar apo veshtirësie tjetër. Ju lutem vini re, asnjë dokument në lidhje me organizime speciale nuk do të mund të pranohet pasi regjistrimet të jenë mbyllur.

Organizime Të Veçanta Janë Të Mundshme Për: 

IELTS

Nëse ju nevojitet një version i modifikuar i testit ju na kontaktoni së paku tre muaj përpara datës së testit. Kjo periudhe është e nevojshme për të përgatitur testin e modifikuar bazuar në nevojat tuaja.  

Nëse rrethanat tuaja kërkojne administrim të vecantë të testit p.sh më shumë kohë në dispozicion, ju duhet të  na kontaktoni së paku gjashtë javë përpara datës së testimit. Në të gjitha rastet kur kërkohet organizim special duhet të paraqitet një raport mjekësor jo më të vjetër se dy vjet nga momenti i rregjistrimit. 

Nëse përdorni ndonjë pajisje elektronike që ju ndihmon për një gjendje shëndetësore, p.sh. një aparat dëgjimi ose një pajisje diabetik, ju lutemi informoni paraprakisht qendrën tuaj të testimit me një dokumentacion mjekësor të vlefshëm. Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni këtë faqe.

Testime universitare dhe kualifikime profesionale 

Në shumicën e rasteve ju duhet të kontaktoni direkt universitetin apo këshillin e provimeve për të cilat jeni regjistruar për të kërkuar organizim të veçantë për testimin tuaj. Këto institucione më pas do të kontaktojnë British Council për të qartësuar detajet e nevojshme dhe do tju konfirmojnë ju aprovimin e kërkesës tuaj për organizim special. 

Ju mund të na kontaktoni për çdo detaj që ka të bëjë me organizimet speciale nëse jeni regjistruar me ne për një testim. Në momentin e regjistrimit duhet të paraqisni një raport mjekësor jo më të vjetër se dy vjet. 

Çfarë dokumentash duhet të paraqes?

Aplikimi juaj për organizim të veçantë duhet të mbështetet nga një raport mjekësor sipas këtyre kushteve:

  • të jetë i lexueshëm ose në shqip ose në anglisht
  • të jetë kopje origjinale, në letër me kokë dhe me emrin, specialitetin dhe nënshkrimin e një mjeku të njohur
  • të japë një përcaktim të qartë të aftësise së kufizuar të kandidatit
  • ta bëjë të qartë se si aftësia e kufizuar justifikon organizimin special për testim

Ky dokument mjekësor duhet të jetë në formën e një raporti jo më të vjetër se dy vjet nga dita e testimit.

Çfarë lloj ndihme mund të pres gjatë testimit?

Nëse keni vështiresi në shikim dhe dëgjim ju mund të kualifikoheni për të marrë materiale testimi të modifikura përfshire edhe:

  • teza e testimit e shtypur në Braille (Grada 1/un-contracted ose Grada 2/contracted)
  • shkrim i madh: ose permasë A4  (18pt bold font) ose A3 (15.5pt font)
  • materiale për testin e dëgjimit: CD për nevoja të vecanta ose test për leximin e buzëve. 
  • Materiale për testin e folur: Braille ose shkrim i madh 

Nëse vuani nga disleksia apo vështirësi fizike ju mund të kërkoni organizim special përfshirë edhe:

  • Kohë shtesë: 25-100 përqind më shumë kohë në varësi të nevojës tuaj
  • Pushime të mbikqyrura gjatë testimit
  • Përdorimin e një kompjuteri 
  • Asistencen e një personi i cili do të shkruajë për ju përgjigjet e testit 
  • Një person për të lexuar
  • Një person për të shkruar në vëndin tuaj 
  • Mbikqyrës të veçantë
Shpërndani në rrjetet sociale