Date
E Premte 01 July 2016 - 12:19 to E Hënë 25 July 2016 - 12:19
Mbrapa në fillim
Afati i fundit për regjistrim

Nëse jeni mësues i gjuhës angleze dhe do të dëshironit të vazhdonit zhvillimin tuaj profesional në një prej universiteteve kryesuese në fushën e punës kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ju mund të aplikoni tani për një program master që është ndërtuar si bashkëpunim midis universitetit të Southampton dhe Këshillit Britanik.

… një eksperience shumë sfiduese dhe interesante që më ka ndihmuar të zhvilloj aftësitë e mia… avantazhi kryesor për mua është se mund të studioj nga shtëpia dhe ndërkohë të vazhdoj me punën dhe profesionin tim.” Nat, MA në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze, diplomuar në 2014.

Programi që zgjat 2 vjet e gjysëm ofron mundësinë e studimit pasuniversitar në fushat kyçe të teorisë dhe praktikës në Linguistikën e Aplikuar dhe Mësimdhënien e Gjuhës Angleze. Ky program jepet nga një skuadër e përkushtuar profesorësh me eksperiencë nga universiteti i Southampton.

Kursi mund të ndiqet tërësisht online. Kjo ju jep fleksibilitetin për të studiuar kudo që jeni dhe në kohërat që janë më të përshtatshme për ju.

Kursi përbëhet nga dy vjet mësimdhënie me klasa të ndryshme dhe një semestër përfundimtar pune kërkimore dhe shkrim teze.

Zbulo më shumë për programin MA në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze.
Nëse keni pyetje, ju lutem të na shkruani në MastersELTonline@britishcouncil.org

Aplikoni deri në 25 Korrik për programin që fillon në Shtator 2016

Shpërndani në rrjetet sociale