E RËNDËSISHME – Cfarë duhet të kem me vete gjatë ditës së provimit tim?  

Ju duhet të sillni:

  • Mjeftin e identifikimit që keni përdorur gjatë rregjistrimit – Pasaportën ose Kartën e Identitetit Shqiptare, në të kundërt ju nuk do të lejoheni të futeni në testim. Të gjithë dokumentat duhet të jenë të vlefshëm edhe të padëmtuara.

Ju lutem kini parasysh që mjeti i identifikimit tuaj do të fotografohet nga Stafi i qëndrës së testimit dhe do të ruhet për 3 vjet.  

Nëse ju nuk mbani mend mjetin e identifikimit që keni përdorur gjatë rregjistrimit – këshillohet të sillni të dy dokumetat e identifikimit. Në rast se ju humbisni dokumentin e perdorur gjatë rregjistrimit, ju duhet të na informoni dhe të dërgoni një fotokopje të vlefshme të mjetit të identifikimit të paktën 3 ditë përpara ditës së provimit. Ju lutem vini re se ne nuk do të pranojmë dokumenta identifikimi të tjerë si: patentën e makinës, fotokopje të Kartës së Identitetit, kartën e shëndetit etj.

  • Ujë në një shishe transparente

*Kandidatët pa mjetin e njëjtë identifikues të përdorur gjatë rregjistrimit nuk do të lejohen të futen ne testim dhe nuk do ti ofrohet transferim/rimbursim, sikurse është e përcaktuar në Rregullat dhe Kushtet të pranuara gjatë rregjistrimit për testim.  

CFARE NUK LEJOHET NË SALLËN E PROVIMIT?

Çdo lloj çante, kulete apo mjete eletronike si: telefonat, makinat llogaritëse, tabletët etj NUK janë të lejuara brënda dhomës së testimit dhe do të vendosen JASHTË ( ose të mbyllura ose të mbikqyrura). Kjo aplikohet edhe për orën tuaja – ju do t’ju kerkohet gjithashtu ti vendosni ato me sendet personale.

Nëse vërejme që ju i keni me vete gjatë testimit çdonjërën nga sendet e mësipërme, ju do skualifikoheni menjëherë dhe nuk do të merrni Rezultat.  

British Council nuk mban përgjegjesi për ruajtjen e sigurtë të këtyre sendeve dhe nuk do të jetë përgjegjës nëse humbasin.  

Rezultatet

Ju mund të merrni Formularin e Raportit të Testit në British Council në Tiranë duke paraqitur të njëjtin Dokument Idenfitikimi që keni paraqitur gjatë testit.  Nëse jetoni jashtë Tiranës dhe dëshironi që ne të dërgojmë TRF-në tuaj përmes postës, atëherë ju duhet të bëni një kërkesë të tillë në examsalbania@britishcouncil.org duke na dërguar adresën tuaj postare.

Rezultatet e IELTS nuk do të jepen nëpërmjet telefonit ose përmes emailit.
 

Rezultatet Online 

Rezultatet e provimit IELTS  dalin pas 7-të ditësh dhe ju do të jeni në gjendje ti kontrollni ato nëpërmjet Portalit të Kandidatit.

Ju do të merrni një njoftim automatikisht në momentin që do të jenë gati. 

Kontakt

E githë korespodenca që ka lidhje me provimet IELTS duhet të adresohet me shkrim në examsalbania@britishcouncil.org.

Gjithashtu, ju mund të telefononi Departamentin e Shërbimit të Klientit në +355697052682, përgjatë orarit 09:00-17:00 nga e Hëna deri të Premten.

Ju mund të kontrolloni gjithashtu faqen tonë të internetit https://www.britishcouncil.al/exam 

 

 
Shpërndani në rrjetet sociale