Në përgjigje për parandalimin e koronavirusit (Covid-19) dhe për shkak të rritjes së qëndrueshme të rasteve të reja të konfirmuara në vend, British Council ka anulluar testimet e Life Skills A1 të datës 24 Shtator 2020 dhe atë të IELTS të datës 26 Shtator 2020. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar, por shëndeti dhe mirëqenia e studentëve, klientëve dhe kolegëve tanë është përparësia jonë kryesore.
Kandidatët e regjistruar për këto data janë njoftuar me email nga ne me të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me këtë anulim.
Ju lutemi që të kujdeseni dhe ndiqni këshillat e fundit në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë.
*APTIS
Vini re që ne do të rifillojmë me provimet e Aptis meqë do të mund të organizojmë grupe më të vogla të sesioneve.