Nëse jeni një profesionist që kërkon të zhvillojë mundësitë e karrierës, ne mund t’ju ndihmojmë të jepni provime të njohura në nivel ndërkombëtar për të përmirësuar zhvillimin tuaj profesional.
Që të merrni ndonjë nga dëshmitë e mëposhtme të kualifikimit, ju duhet të rregjistroheni më parë në organizatën profesionale që keni zgjedhur duke ndjekur procedurat specifike të përshkruara në faqen e internetit të organizatës. Zakonisht orari i provimeve caktohet nga organizatat drejtpërdrejt dhe ne veprojmë si qendra e tyre e testimit në Shqipëri.
Me kë jemi partner
Ju mund të studioni në disa nga institucionet më të mira profesionale për të dhënë provimet në Shqipëri. Ne punojmë me:
Lista e mësipërme e kualifikimeve dhe institucioneve nuk është përfundimtare. Ne mund të kryejmë provime në emër të çdo institucioni tjetër profesional.
Tarifat dhe rregulloret e provimeve profesionale
Ne aplikojmë tarifa lokale për të mbuluar kostot e administrimit të provimeve dhe dërgimin e materialeve me korrier. Këto tarifa paguhen drejtpërdrejt nga institucionet apo kandidatët, në varësi te kërkesës prej institucioneve ekzaminuese te klientit.
Tarifa jone mund të variojë nga bordi i provimit, kohëzgjatja e provimit, numri i kandidatëve që marrin pjesë në provim dhe në disa raste nga pjesa që i takon tarifave të bordit, kur këto duhet të paguhen nga institucioni i klientit nga Qëndra jonë.
Për më tepër informacion përsa i përket dhënies së provimeve profesionale ju lutem kontaktoni me ne.