Nëse keni dëshirë të jepni çdo lloj provimi, dhe jo vetëm, të një universiteti, instituti apo kolegji të Mbretërisë së Bashkuar, të përfundoni studimet tuaja ose të thelloni më tej njohuritë tuaja, British Council në Shqipëri ofron mundësinë e përkryer që ju ta arrini këtë.
Si institucion zyrtar dhe i autorizuar në Shqipëri, British Council është një urë lidhëse në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Provimet e Pranimit
Provimet e pranimit vlerësojnë aftësitë specifike të kërkuara për t’u pranuar në kurset dhe programet e Arsimit të Lartë. Ne administrojmë provimet e Pranimit për kolegje dhe universitete të ndryshme.
Programet e mësimit në distancë
Ne administrojmë provime formimi për një gamë të gjerë universitetesh dhe kolegjesh britanike.
Sa kushtojnë testimet?
Testimet kanë një kosto administrimi e cila përfshin ambjentin ku organizohet testimi, shërbimin e një vëzhgimit, ruajtjen në kushte sigurie të tezës së testimit. Në këtë tarifë nuk përfshihen pagesat për provimet e universitetit dhe as kostoja e postimit për në universitet të materialeve të provimit pas përfundimit të testit. Ju lutemi të saktësoni me universitetin tuaj pagesën për rregjistrimin në test si dhe koston e dërgesës në varësi të shtetit ku duhet të dërgohen materialet pas përfundimit të testit.
Për koston e administrimit dhe pagesën e dërgesës apo postimit ju lutem na kontaktoni.
Është e rëndësishme të informoheni tek institucioni ku jeni rregjistruar nëse kostoja e vëzhgimit është e përfshirë në tarifën e rregjistrimit për testimin. Kjo pagesë nëse nuk është mbuluar nga institucioni arsimor do të duhet të paguhet prej vetë studentit 1 javë para provimit.
Ju lutem na kontaktoni për më tepër informacion rreth vëndit ku zhvillohet testi dhe orarit pasi universtiteti juaj të ketë konfirmuar detajet përkatëse.