Si është komponenti i Aptis Speaking?
Komponenti Aptis Speaking teston aftësitë tuaja të komunikimit në anglisht në situata të jetës së përditshme.
Zgjat rreth 12 minuta dhe është ndarë në katër pjesë. Përgjigjet tuaja do të regjistrohen dhe do të korrigjohen nga testuesit tanë.
Nëse jepni Aptis Advanced do të keni 10 minuta kohë për të plotësuar këtë pjesë të testit.
Pjesa 1: Të kuptuarit e fjalive
Do t’ju bëhen tri pyetje rreth vetes tuaj dhe interesave tuaj. Këtu pritet që të flisni për 30 sekonda për secilën pyetje.
Pjesa 2: Përshkruaj, shpreh mendimin dhe jep arsyes dhe shpjegime
Do t’ju kërkohet të përshkruani një fotografi dhe më pas ti përgjigjeni dy pyetjeve mbi temën e fotografisë. Pyetjet do t’ju kërkojnë të flisni për përvojën tuaj mbi temën dhe të komentoni mbi disa aspekte më të gjera të temës. Në këtë pjesë pritet që të flisni për 45 sekonda për secilën përgjigje.
Pjesa 3: Përshkruaj, krahaso dhe jep arsye dhe shpjegime
Do t’ju kërkohet të përshkruani dy fotografi dhe më pas të përgjigjeni dy pyetjeve për temën e fotografive. Pyetjetdo t’ju kërkojnë të krahasoni disa aspekte të temës dhe të shprehni një mendim mbi ose të hamendësoni rreth temës. Përsëri ju kërkohet të flisni për 45 sekonda për secilën përgjigje.
Pjesa 4: Diskutoni përvoja dhe opinione personale mbi një temë abstrakte
Do t’ju pyeten tri pyetje mbi një temë të vetme dhe do të keni një minutë për të përgatitur një përgjigje. Mund të mbani shënime dhe ti përdorni më pas për të organizuar përgjigjen tuaj. Pritet që të flisni për dy minuta.
Për tu përgatitur më mirë për Aptis speaking test provoni këto këshilla dhe materiale:
Këshillat më të mira për testin e të folurit
- Sigurohuni që kuptoni pyetjet dhe ti përgjigjeni plotësisht në mënyrën e duhur. Përpiquni të shpjegoni dhe të zgjeroni përgjigjet tuaja.
- Përdorni kohën tuaj përgatitore në mënyrë efikase në pjesën e katërt; shënimet mbajini shkrut dhe thjesht dhe mendoni si të organizoni idetë në mënyrë sa më të logjikshme.
- Praktikoni të folurit sa më shumë të mundeni dhe mos u shqetësoni shumë për gabimet. Në vend të kësaj fokusohuni nëse mesazhi juaj është komunikuar me sukses.
- Regjistroni veten tuaj duke folur dhe provoni të përmirësoni fjalorin dhe shqiptimin. Për tu përgatitur pët testin e të folurit, regjistroni veten tuaj duke folur sa më rrjedhshëm për një ose dy minuta. Provoni temat e mëposhtme:
- prezantimin e vetes;
- të flisni për përvojat dhe preferencat personale;
- krahasimin e dy gjërave të ndryshme – ndoshta dy qytete ose dy shtëpi - Kur dëgjoni regjistrimin tuaj, gjërat kryesore për tu vënë re janë:
- saktësia gramatikore
- përshtatshmëria e fjalorit
- shqiptimi i saktë;
- hezitimi
- ide të mirë organizuara që lidhen me njëra tjetrën
Për më shumë informacion të detajuar ju lutemi shkarkoni një kopje të Udhëzuesit të Kandidatit.