Ju mund ta zhvilloni testin tuaj në një nga qendrat tona zyrtare të testimit, në letër ose në kompjuter. Gjithçka që ju duhet është një dokument identifikimi i vlefshëm dhe një kartë bankare nëse doni të paguani online.
Testet që ne ofrojmë |
Tarifa |
Datat në dispozicion |
---|---|---|
IELTS Academic |
EUR 205 |
|
IELTS Academic |
EUR 215 |
|
IELTS General |
EUR 215 |
|
IELTS Life Skills |
EUR 175 |
Çfarë përfshin tarifa? Tarifa jonë e provimit IELTS përfshin materiale ekskluzive të përgatitjes, teste praktike falas dhe shumë më tepër.
Çfarë ju duhet për të rezervuar
-
Një dokument i vlefshëm identifikimi. Kur të regjistroheni, do të duhet të ngarkoni një skanim të ID-së tuaj. Duhet të jetë e vlefshme në kohën e rezervimit dhe ditën e testit. Nëse jeni nën 18 vjeç, prindërit tuaj gjithashtu do të duhet të plotësojnë Formularin e Lejes për kandidatët nën 18 vjeç. IELTS nuk rekomandohet për askënd nën 16 vjeç.
- Një kartelë bankare ose detajet e bankës suaj. Ju mund të paguani për testin tuaj nëpërmjet sistemit tonë për pagesë online (nëpërmjet MasterCard/Visa) ose nëpërmjet bankës. Gjeni më shumë për mënyrat e pagesës. Për të paguar nëpërmjet bankës, ju lutemi ndiqni udhëzimet në vijim:
- Intesa San Paolo Bank
- Emri i Llogarisë: BRITISH COUNCIL
- Numri i Llogarisë: EUR – 30545235301
- Kodi IBAN EUR: AL 59208111010000030545235301
*Ju lutemi vini re që nëse vendosni të paguani përmes një transferte bankare, atëherë duhet të dërgoni kopjen e fletëpagesës përmes postës elektronike në examsalbania@britishcouncil.org, ju lutemi që të dërgoni mandat pagesen në momentin që bëni pagesën në bankë, ose sa më shpejt që të mundeni. Ju duhet të dërgoni kopjen e mandat pagesës brënda 2 ditëve kalendarike nga momenti që keni bërë pagesën.
Informacion i rëndësishëm për regjistrimin për IELTS në letër
Nëse zyrtarish nuk jeni banor në Shqipëri, nuk do të mund të merrni pjesë në testin IELTS në letër. Megjithatë, mund të zgjidhni testin në kompjuter, kështu që ju lutemi zgjidhni atë opsion.
E keni rezervuar tashmë një test IELTS në letër dhe nuk keni shtetësinë shqiptare?
Nëse e keni rezervuar testin para datës 16 janar 2025, nuk do t'ju kërkohet të tregoni provë të vendbanimit.
Nëse e keni rezervuar testin pas datës 16 janar 2025, duhet të dërgoni provën e vendbanimit me email të paktën tre ditë para datës së testit tuaj.
Provë e pranueshme e vendbanimit përfshin:
Vizë e vlefshme studentore (që përfshin qëllimin, kohëzgjatjen e vizës dhe datën e skadimit) e stampuar në pasaportë.
Leje pune e vlefshme (2 dokumente), përfshirë Vizën (që përfshin statusin dhe datën e skadimit) e stampuar në pasaportë dhe kartën e Lejes së Punës (që tregon datën e skadimit).
Pasi të keni rezervuar testin tuaj
Ju do të merrni një email që konfirmon:
- orarin e fillimit të testit tuaj dhe adresën e vëndit të testimit
- datën e Testit tuaj të Të Folurit
- hyrjen juaj në IELTS Ready Premium
IELTS - Kushtet e përgjithshme
Kuptoni se çfarë të bëni nëse duhet ta anuloni testin ose dëshironi ta merrni atë në një datë tjetër nga ajo që keni rezervuar.