Informacione dhe këshilla lidhur me ditën e testit tuaj IELTS

Ju mund të ndiheni pak në siklet ditën e testit IELTS. Në mënyrë që gjërat të shkojnë sa më mirë për ju, ne kemi përmbledhur disa informacione për t'ju ndihmuar të kuptoni se çfarë do të ndodhë në ditën e testit tuaj.

Duhet të arrini në kohën e duhur për testin tuaj IELTS. Ju do të merrni një email konfirmues tre ditë para testit, kështu që ju do të jeni ne dijeni se kur fillon testi. Emaili gjithashtu do t'ju japë procedurat dhe kohën në ditën e testimit. Nëse arrini me vonesë, mund të mos lejoheni të hyni në test.

Nëse keni kërkuar rregullime të posaçme si pasojë e një aftësie të kufizuar ose ndonjë situatë tjetër, përshtatjet do të bëhen për ju në ditën e testimit. Ju lutemi të kontaktoni stafin tonë në vendin e testimit gjashtë javë më parë.

Testi juaj i të folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose pas. Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit mbahet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.

Sigurohuni që jeni të përgatitur dhe keni ngrënë dhe pirë diçka më parë. Ju nuk do të lejoheni të merrni ushqim në dhomën e testit dhe do të lejoheni të merrni vetëm ujë në një shishe transparente.

 

Sa kohë zgjatë testi?

Testet e Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit zgjasin nga 2 orë 40 minuta dhe nuk ka ndërprerje midis pjesëve të testit.

Testi juaj i të folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose pas. Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit mbahet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.

Çfarë duhet të marr me vete në sallën e testimit?

Ju duhet të merrni:

  • Letërnjoftimin tuaj / dokumentin e identifikimit
  • një laps dhe një stilolaps (do të nevojitet një laps për pjesën e dëgjimit dhe leximit)
  • një gomë fshirëse

Ju rekomandojmë të sillni:

  • Një shishe transparente me ujë.

Nuk do të mund të merrni ndonjë gjë tjetër në dhomën e testimit. 

Fikni telefonin tuaj celular dhe çdo pajisje tjetër elektronike. Do t'ju kërkohet t'i vendosni ata me sende të tjera personale jashtë dhomës së testit.

Çfarë bëj me gjërat e mia në ditën e testit?

Do të ketë një hapësirë të sigurt ku ju duhet t'i lini të gjitha gjërat. British Council nuk është përgjegjës për humbjen ose dëmtimin e gjërave tuaja personale në vendin e testimit. Prandaj, ne rekomandojmë te mos mbani me vete paisje elektronike si telefona ose kompjutera.

Kur kontrollohet identiteti im?

Stafi i vendndodhjes së testit IELTS do të kontrollojë identitetin tuaj kur të arrini.

Ju lutemi të sillni të njëjtin dokument të vlefshëm/letërnjoftimin (letërnjoftim kombëtar ose pasaportë) që keni përdorur kur keni rezervuar testin tuaj. 

Dokumentet e identifikimit jo të vlefshme dhe që u ka skaduar afati nuk do të pranohen. Nëse nuk tregoni dokument identifikues të vlefshëm, nuk do të mund të hyni në test.

Kur do ta marr fotografinë e bërë në ditën e testit?

Fotografia juaj do të merret në ditën e testimit si masë shtesë e sigurisë dhe do të shfaqet në Formularin e Raportit të Testimit.

Çfarë ndodh në fund të testit?

Qëndroni në vëndin tuaj derisa të ju lejohet të largoheni nga dhoma.

Nëse mendoni se ka pasur dicka që mund të ketë ndikuar në performancën tuaj tregojani kontrolluesit menjëherë.

Nëse dëshironi të ngrini një çështje ose të bëni një ankesë, ju lutem kerkojini kontrolluesit tuaj një Formular të Incidentit të Ditës së Testimit për plotësim.

 

Cfarë të bëj nëse më nevojitet ndihmë gjatë testit?

Nëse keni ndonjë pyetje gjatë testit, ngrini dorën për të kërkuar ndihmë.

Kur jeni në pjesën e testit për dëgjimin, kontrolloni nëse e dëgjoni zërin siç duhet. Ngrini dorën menjëherë dhe njoftoni kontrolluesin nëse nuk e dëgjoni incizimin.

Ju lutemi të mbani mend që do të keni 10 minuta pas seksionit të Dëgjimit për të plotësuar fletën tuaj të përgjigjeve. Ju nuk do të keni 10 minuta pas seksionit të Leximit, prandaj sigurohuni që t'i shkruani përgjigjet tuaja në fletën tuaj të përgjigjeve nderkohe qe perfundoni cdo seksion te Leximit.

Nëse keni nevojë të shkoni në banjë gjatë testit, ngrini dorën për të tërhequr vëmendjen e kontrolluesit. Mos pengoni personat tjerë që janë në test.

British Council vlerëson se siguria juaj është e rëndësishme

Ju lutemi të keni parasysh se siguria në një test të British Council IELTS është shumë e rëndësishme. Si masë e shtuar, të gjithë pjesëmarrësve do t'u kërkohet që të fotografohen nga stafi administrativ i IELTS në ditën e testimit të tyre. Ju lutemi të siguroheni të rishikoni udhëzimet e fotografisë që ju janë dhënë pasi e keni rezervuar testin. 

Asnjë orë, pavarësisht nga stili dhe vjetërsia e tyre, nuk lejohet në dhomën e testimit. Do t'ju kërkohet të lini orën me gjërat tuaja në hapësirën e bagazheve të sigurta. Do të ketë një orë muri në vendin e testimit.

Shpërndani në rrjetet sociale