Nëse nuk keni marrë rezultatin që prisnit, ju mund të aplikoni që testi juaj të rivlerësohet. Kjo quhet Kërkesë për Rivlerësim të Rezultatit (EOR). Ju mund të zgjidhni se cilët seksione të testimit dëshironi që të rivlerësohen. Këtë kërkesë duhet që ta dërgoni në qendrën ku keni zhvilluar testimin.
Tarifa për këtë shërbim është:
- €85 për testin IELTS
- €100 për testin IELTS UKVI
- €80 për testin Life Skills
Tarifa do t’ju rimbursohet në rast se rezultati ndryshon në një nga seksionet e testit.
Ju duhet që të aplikoni për këtë shërbim jo më vonë se gjashtë javë pas datës së testimit, pavarësisht nëse keni bërë testin IELTS në letër ose në kompjuter.
Ju mund të aplikoni për Rivlerësim të Rezultatit online nëpërmjet Portalit për Personat që i Nënshtrohen Testit (Test Taker Portal). Ju gjithashtu mund të shkarkoni formularin për Rivlerësim të Rezultatit më poshtë dhe ta dërgoni me email tek qendra ku e keni regjistruar testin. Bashkëngjitur me formularin, ju duhet të dërgoni edhe dëshminë e pagesës.
Rezultati i Rivleresimit mund të bëhet i disponueshëm në të njëjtën ditë me aplikimin tuaj dhe deri në 21 ditë pas aplikimit tuaj. Koha që duhet varet nga disa faktorë, duke përfshirë numrin e seksioneve që na keni kërkuar të rivleresojme. Nëse brenda 21 ditëve nuk keni marrë një përgjigje, ju lutemi të kontaktoni qendrën e testimit.
Të gjithë pjesëmarrësit e testit mund të kryejnë pagesën përmes një transferimi bankar direkt në llogarinë e mëposhtme:
- Emri i bankës: Banka Intesa San Paolo
- Kodi SWIFT: USALALTR010
- Emri i llogarisë: British Council
- Numri i llogarisë EUR: 30545235301
- Kodi IBAN EUR: AL59208111010000030545235301