Ju lutemi vini re: Kjo është politika për IELTS (Trajnim Akademik dhe i Përgjithshëm), ju mund të gjeni këtu politikën e anulimit dhe rimbursimit për UKVI.

Anulimi i testit tuaj IELTS

Nëse e anuloni testin IELTS deri në pesë javë përpara datës së testimit për IELTS në letër, dhe deri në dy javë përpara datës së testimit për IELTS në kompjuter, do të merrni një rimbursim minus tarifën administrative prej 25% të tarifës së testit.

Ju lutemi vini re se rimbursimi proçesohet për dy deri në tre javë.

Rimbursimi për testin IELTS nuk është i mundshëm nëse kërkohet më vonë se periudha kohore e dhënë më sipër.

Për të anuluar datën e testimit, kyçuni në Portalin për Personat që i Nënshtrohen Testit plotësoni dhe dërgoni kërkesë për anulim, njëkohësisht ngarkoni dokumentacionin/provat mbështetëse.

Për të anuluar datën e testimit për IELTS UKVI apo Life Skills, shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Kërkesës për Rimbursim ose Formularin për Transferimin e Datës së Testit dhe e dërgoni email examalbania@britishcouncil.org. Formularin e gjeni në fund të kësaj faqeje.

Nëse brenda dy ditëve kalendarikëve nga data e testimit, paraqitet një certifikatë mjekësore që vërteton sëmundjen në datën e testimit, së bashku me kërkesën për anullim të dorëzuar në Test Taker Portal, tarifa kthehet, minus tarifën administrative prej 25% të testit.

Pranohen vetëm certifikatat mjekësore origjinale në Shqip ose Anglisht. Nëse nuk e kemi marrë kërkesën tuaj të dorëzuar për anullim së bashku me dokumentet/dëshmitë mbështetëse të shkarkuara në Test Taker Portal deri në ditën e dytë kalendarike pas testimit, ju do të merrni mungesë dhe do të humbisni të drejtën për çdo pretendim.

Ju lusim të keni parasysh se nuk pranojmë shënime apo vërtetime të sëmundjes lëshuar nga anëtarët e familjes.

Kopjet e dërguara përmes faksit apo emailit nuk pranohen.

Kërkesa për transferimin e ditës së testit

Nëse keni nevojë të ndryshoni datën e testimit nga data që keni rezervuar fillimisht, mund të kërkoni transferimin e ditës së testimi deri në pesë javë para datës së testimit për testin IELTS në letër, dhe deri në dy javë para datës së testimit për testin IELTS në kompjuter, pa pagesë.

Ju lusim të keni parasysh se data e re e testimit duhet të jetë brenda tre muajve nga data fillestare. Në rastet e sëmundjes, transferimi është i mundshëm brenda pesë javëve nga testi nëse paraqitet vërtetim mjekësor origjinal brenda pesë ditëve të punës nga data e testimit, së bashku me Formularin për Kërkimin e Rimbursimit ose Transferimit të Datës së Testimit.

Nëse ju caktohet një datë e re testimi (qoftë para testit apo për shkak të sëmundjes) dhe jeni i sëmurë në datën e dytë të testimit, atëherë nuk keni të drejtë për rimbursim të tarifës së testimit dhe as për ndonjë transferim të mëtejshëm në një datë të re testimi.

Rrethana të jashtëzakonshme dhe raste të veçanta

Në raste të rralla, mund të ndodhë që të mos jeni në gjendje të merrni pjesë në testim ose në ditën e testimit jeni në kushte të pafavorshme për shkak sëmundjes, dëmtimit, ose një ngjarjeje tjetër të jashtëzakonshme që nuk varet nga ju dhe nuk kualifikoheni më për një anullim standart, rimbursim ose zhvendosje afër datës së testimit. Në këto raste, duke përfshirë rastet e tilla si humbje të rëndësishme, trazira civile ose kriza të brendëshme, ju mund të bëni një aplikim në qendrën tuaj të testimit për raste të veçanta për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Mund të gjeni informacion të mëtejshëm mbi këtë proces këtu .

Nën rrethana të caktuara që nuk varen nga qendra e testimit, mund të na duhet të anullojmë testimin tuaj dhe ta zhvendosim atë në një datë të mëvonshme. Këto rrethana përfshijnë, ndër të tjera, kushtet e tejskajshme atmosferike, fatkeqësitë natyrore, trazirat civile, veprimin industrial, pandemitë globale ose arsye të forcave madhore.

Në këto rrethana, qendra juaj e testimit do t`ju njoftojë sa më herët të jetë e mundur dhe do t`ju japë mundësinë të zgjidhni  midis një rimbursimi të plotë, ose  zhvendosjes në një datë tjetër të mëvonshme të testimit - sipas preferencës suaj.

Nëse testi juaj anullohet ose shtyhet për shkak të rrethanave të tjera të tilla si defektet teknike, faktorët që lidhen me vendndodhjen apo mjedisin, qendra juaj e testimit do t’ju njoftojë sa më herët të jetë e mundur dhe do t’ju japë mundësinë të zgjidhni  midis një rimbursimi ose zhvendosjes në një datë të mëvonshme testimi.

Shpërndani në rrjetet sociale