Programi Creative Producers në Ballkanin Perëndimor hyn në një fazë të re me pjesëmarrës të zgjedhur me sukses dhe projektet e tyre entuziaste, të cilat do të realizohen pranverën dhe verën e ardhshme në Shqipëri!

Programi Creative Producers paraqet mundësi për zhvillim profesional dhe financim të producentëve me shpresë nga Ballkani Perëndimor dhe ka për qëllim t’i përmirësojë mjeshtëritë dhe kapacitetet e tyre, të ndërtojë rrjete të reja dhe të sigurojë ndihmë gjatë komunikimit. Qëllimi është që të krijohet komunitet i qëndrueshëm i sektorit krijues, i cili është e rrënjosur në nivel lokal, ndërsa njëkohësisht është i ndërlidhur edhe në nivel ndërkombëtar dhe ka njohuri nga shumë fusha: nga vizioni kreativ dhe sfidat teknike deri te buxhetet, logjistika dhe publiku.

Programi ka filluar me thirrje të hapur në nëntor të vitit 2021, pas së cilës 14 kandidatë të suksesshëm nga rajoni janë zgjedhur të marrin pjesë në aktivitetet e mëtutjeshme: punëtori dyjavore onlajn për zhvilim, të cilët janë mbështetur nga Curated Place, kompani prodhuese artistike dhe krijuese nga Mançesteri, e cila i ka udhëhequr pjesëmarrësit përmes procesit të disenjimit të projekteve të tyre krijuese. Krahas njohurisë së çmuar, pjesëmarrësit morën orientime edhe për atë se si t’i bartin qartë idetë e tyre, si të mendojnë për atë ku, kur dhe si do të zhvillohet realizimi praktik i atyre ideve dhe çka është më e rëndëlsishme – si ta përcaktojnë target publikun e tyre.

Pasi që me sukses e përfunduan këtë fazë në shkurt të vitit 2022, të gjithë producentët e kanë prezantuar idenë e tyre para ekipit programues dhe kanë marrë dritë të gjelbër dhe fonde që të fillojnë me fazën fillestare të projektit – me datë dhe logjistikë të përcaktuar.

Nga fundi i pranverës së ardhshme do të fillojnë gjithsej 14 projekte, të cilat do të zhvillohen gjatë periudhës së verës në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Producentët tanë të ardhshëm krijues kanë gjithçka – ide inspiruese dhe freskuese në kombinim me nxitje energjike për realizimin e tyre, ndërsa e gjithë kjo do të tërheq publik të llojllojshëm të dëshiruar për përvoja të paharruara dhe interesante këtë sezonë!

Annex

Formati: Program për art, edukim dhe qasje

Organizata/Producenti: United Nations Association Albania / Donika Cina

Data(t): shtator – nëntor viti 2022

Lokacioni: Tiranë

Annex ëshë hapësirë dhe program artistik, i cili është i inspiruar nga përdorimi i aneks hapësirave siç janë kuzhinat. Do të ketë në formë të kuzhinës së hapurk u procesi i përgatitjeve dhe ndarjes do të shfaqet në mënyrë të barabartë në opinion. Programi do të bashkojë dy komunitete mjaft të ndryshme: profesionistët nga arti vizual dhe personat me shikim të dëmtuar. Dialogjet e tyre, shkëmbimi i sfidave gjatë krijimit të përbashkët të veprave të artit do të jenë tema e programit. Ekipi organizativ do të organizojë përforcim të kapaciteteve para programit publik, i cili do të fillojë në shtator dhe do të zgjasë deri në nëntor.

Art Magnifier

Formati: Seri e videove të shkurtra – filma dokumentarë dhe ekspozita artistike

Organizata/Producenti: Gallery 70/ Lauresha Basha

Data(t): maj – qershor viti 2022

Lokacioni: Tiranë

Art Magnifier paraqet seri të video-filmave të shkurtër dokumentarë, të cilat Gallery 70 do t’i prodhojë gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2022. Në to do të marrin pjesë katër artistë vizualë shqiptarë dhe një artist vizual nga Mbretëria e Bashkuar. Këta artistë për momentin kanë ekspozitë në Gallery 70, ndërsa regjisori britanik Riçard Lipman dhe një ekip lokal profesionist janë të kyçur në ekipin prodhues të video-filmit dokumentar. Artisti nga Mbretëria e Bashkuar është zgjedhur nga ekspozita e pavarur në Gallery 70 në vitin 2021. Projekti Art Magnifier do të promovohet mes 20 dhe 25 qershorit gjatë ngjarjes publike në kinemanë Millennium në Tiranë. Në ngjarje do të shfaqen të gjitha video-filmat dokumentarë të cilët janë prodhuar në kuadër të projektit.

Performative Exhibition #3 – Collective Contours

Formati: Ekspozitë për arte vizuale dhe qëndrim artistik

Organizata/Producenti: Tirana Art Lab, Galeria e Bregdetit, Ecumene Project/Eni Derhemi

Data(t): 7 – 17 korrik viti 2022 (Qëndrim + Program publik + Hapje e ekspozitës)

16 korrik viti 2022 (Program publik + Hapje e ekspozitës)

17 korrik – 15 gusht viti 2022 (Kohëzgjatja e ekspozitës)

Lokacioni: Vlorë

Collective Contours është projekti i tretë në suaza të formatit të Performative Exhibition të Tirana Art Lab, i cili fokusohet në praktikat e mira bashkëpunuese dhe e shkakton metodën egocentrike të krijimit. Nëntë artistë me origjina dhe kombësi të ndryshme, të cilët i bashkon Ecumene Project, do të përpiqen t’i fshijnë kufijtë mes mediave, artit dhe jetesës, kështu që do ta zbulojnë praktikën e tyre kreative para opinionit. Në mënyrë intuitive, performanca e tyre prek tema, siç janë marrëdhëniet e ndërgjegjshme midis qenieve, marrëdhëniet midis trupave dhe natyrës dhe trupit si formë komunikimi. Ata do të jetojnë dhe krijojnë 10 ditë në Vlorë, ku organizatorë është “Seaside Gallery” – do të mbajnë seminare për grupin e artistëve, ndërsa do të kontribuojnë edhe në programin publik të ekspozitës. Programi publik do të përbëhet nga hapja e Performative Exhibition #3 – Collective Contours me vepra dhe performca nga grupi i artistëve, si dhe dy shfaqje/intervenime të artistëve të ftuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Shpërndani në rrjetet sociale