Prioritetet e projekteve të artit

Arti është themeli i misionit tonë për të krijuar një mjedis miqësor midis Mbretërisë së Bashkuar dhe botës më gjerë. Ne gjejmë mënyra të reja për të krijuar lidhje duke kuptuar njëri-tjetrin nëpërmjetit artit, për të zhvilluar sektorë më të fuqishëm në mbarë botën, në mënyrë për të forcuar lidhjen me Mbretërinë e Bashkuar.

Projektet tona përdorin risinë dhe kreativitetin e Mbretërisë së Bashkuar, për të dhënë një kontribut pozitiv dhe afatgjatë ndaj njerëzve, institucioneve dhe qeverive të vendeve që ne punojmë.

Ne krijojmë lidhje të Ballkanit Perëndimor me modelet më të mira të Mbretërisë së Bashkuar në industritë e ndryshme dhe duke mbështetur individët dhe institucionet, në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore. Ne inkurajojmë bashkëpunimin e formave të ndryshme të artit për të promovuar përkushtimin e një audience të gjerë dhe më të fortë. Duke investuar në zhvillimin profesional të praktikave kulturore, ne ndihmojmë në zhvillimin e një sistemi kreativ në rajon. Këtë e bëjmë duke sjellur një perspektivë të Mbretërisë së Bashkuar në shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e dialogut, për të krijuar lidhje midis Britanisë dhe vendeve në rajon.

Nëpërmjet artit, ne lidhemi çdo vit me më shumë se 7000 personalitete të artit dhe kulturës, me një audiencë rreth 350,000 ballë për ballë dhe me shumë se 1.5 milion njerëz nëpërmjet mediave online.

Lajme në lidhje me Projektet Arti

Projektet tona kryesore