Programi i British Council Creative Producers është një mundësi e vecantë për zhvillimin profesional të producentëve të rinj nga vendet e Evropës së Gjerë: Armeni, Azerbajxhan, Bosnje dhe Herzegovinë, Gjeorgji, Kazakistan, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan, të cilët do të bashkëpunojnë me një agjenci të njohur produksioni nga Mbretëria e Bashkuar Curated Place për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të zgjeruar rrjetet e bashkëpunimit.
Ky program është krijuar për të zgjeruar dhe promovuar profesionin e Produksionit Krijues (Creative Production) ndërkombëtarisht duke mbështetur projekte, ekipe dhe ekonomi krijuese të reja të realizojnë projekte kreative më ambicioze dhe më të guximshme.
Ne inkurajojmë producentët krijues (Creative Producers) të eksperimentojnë dhe të punojnë në të gjitha format e artit, prandaj mos e humbisni këtë shans unik për të sfiduar veten dhe aplikoni për këtë program!
Trajnimet do të përfshijnë një grup producentësh nga vedet e Evropës së Gjerë, të cilët do të punojnë për zhvillimin e një projekti dhe ideje, duke komunikuar qartë thelbin e tij dhe duke eksploruar elementet praktike se ku, kur dhe si do të zhvillohet projekt dhe në mënyrë thelbësore kujt i dedikohet (grupi i synuar). Qëllimi i programit është të krijojë një komunitet të qëndrueshëm dhe frymëzues në sektorin krijues, të rrënjosur në nivel lokal, por të lidhur ndërkombëtarisht, i cili kupton të gjitha aspektet e produksionit krijues (Creative Production) nga vizioni krijues dhe sfidat teknike deri te buxhetet, logjistika dhe audiencat.
Ju mund të gjeni më shumë informacion për programin dhe projektet e producenteve krijues nga vitet e mëparshme këtu.