Taking IELTS on computer

Zgjidhni një nga datat e shumta dhe merrni rezultatet më shpejt

Te gjithe duan te kene te drejten e zgjedhjes. Ne e kemi bërë më të lehtë dhe më të përshtatshëm për ju të zhvilloni testin IELTS. Ju mund të zhvilloni tani testin në kompjuter.

Me IELTS të zhvilluar në kompjuter, ju mund të jepni testin tuaj IELTS, Academic ose General Training, dhe ju mund të shkruani lehtësisht përgjigjet tuaja. Ju mund ta zhvilloni IELTS në kompjuter në Tiranë. Shikoni datat e testimit dhe rregjistrohuni për testimin tani.

Çfarë përfitoni kur zhvilloni testin IELTS në kompjuter:

  • më shumë data testimi për të zgjedhur
  • më shumë qëndra testimi për të zgjedhur
  • më shumë fleksibilitet
  • rezultatet tuaja do te publikohen me shpejte, rreth 1-5 dite.

Si funksionon IELTS në kompjuter?

Nëse ju zgjidhni IELTS në kompjuter, ju do të zhvilloni seksionet e Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit në një kompjuter tek qëndrat tona zyrtare. Testi i Të Folurit do të zhvillohet ballë për ballë online me një ekzaminues.

Të gjitha aspektet e tjera të testimit janë ekzaktësisht njësoj, edhe nëse testi zhvillohet me flete apo me kompjuter, duke përfshirë:

  • Përmbajtjen
  • Kohën
  • Llojet e pyetjeve
  • Vlerësimi
  • Zhvillimi i testit të të folurit
  • Forma e rezultateve tuaja
  • Verifikimi i rezultateve

 

 

 

 

 

 

Datat e testimit të disponueshme

Gjeni datat e disponueshme të testimit IELTS në kompjuter.

Nëse ju keni ndonjë kërkesë të veçantë apo aftësi të kufizuar, ju duhet të jepni IELTS në letër

Nuk mund të gjeni një datë që ju përshtatet?

Kontrolloni datat e disponueshme të IELTS në letër.

Ju lutem shikoni videon ‘udhëzuese’ për të familjarizuar veten tuaj me secilën nga komponentët e IELTS në kompjuter:

  1. IELTS në kompjuter – Hyrje
  2. IELTS në kompjuter – Dëgjimi
  3. IELTS në kompjuter – Leximi
  4. IELTS në kompjuter – Shkrimi
  5. IELTS në kompjuter – Përdorimi i butonit Ndihmë
  6. IELTS në kompjuter – Theksimi i tekstit
  7. IELTS në kompjuter – Mbajtja e shënimeve
 
Shpërndani në rrjetet sociale