Aplikimi për të studiuar në vendin e preferuar kërkon planifikim të kujdesshëm. Përdorni listën tonë kontrolluese për të përcjellë progresin tuaj.
Deri në 3 vite para regjistrimit
Gjeni kolegjin apo universitetin e zgjedhjes suaj dhe kontrolloni versionin e IELTS që duhet ndjekur dhe rezultatin IELTS të kërkuar. Zbuloni se sit ë regjistroheni për IELTS.
Mbaj rekord të mirë akademik në institucionin tuaj aktual.
- Gjeni qendrën më të afërt për testim IELTS, kërkoni datë të përshtatshme dhe rezervoni testimin tuaj. Ju duhet të planifikoni të mbani testimin rreth 12 – 14 muaj para regjistrimit në kursin tuaj.
- Fillo të përgatitesh për IELTS – edhe nëse gjuha angleze është gjuha jote amtare. Duhet të familjarizoheni formatin dhe kohën e dedikuar për testim.
- Zbuloni nëse institucionet për të cilat jeni të interesuar kërkojnë provim pranues. Filloni të planifikoni mbajtjen e testeve të kërkuara nga institucionet e përzgjedhura nga ju.
15-18 muaj para regjistrimit
Kërkoni informata lidhur me studime nga organizatat si
- Arsimi SHBA për SHBA
- Arsimi MB dhe UCAS për MB
12-14 muaj para regjistrimit
Mbaj testimin IELTS dhe merrni rezultatin brenda 13 ditëve. Vizitoni kurset tona dhe materialet Rruga drejt IELTS: Versioni i plotë për ide se si të dilni më mirë herën tjetër nëse nuk keni arritur rezultatin e kërkuar.
- Përgatitni një dosje për secilin institucion ku dëshironi të aplikoni në mënyrë që të mundeni të organizoni të gjithë formularët, korrespondencën dhe dokumentet e pranuara.
- Me kujdes lexoni të gjitha materialet për aplikim dhe përmbushi të kërkesat para datave të caktuara nga ata. Krijo një kalendar aplikimi për të qenë në hap.
10-12 muaj para regjistrimit
- Kompletoni aplikimin për pranim për institucionin(et) që keni përzgjedhur.
- Kompletoni aplikimet për ndihmë financiare dhe për bursa.
- Kontrolloni për kërkesat për viza.
6-9 muaj para regjistrimit
- Në këtë fazë ju duhet të dini se cilat institucione ju kanë pranuar si student.
3 muaj para regjistrimit
- Sigurohuni që aplikimi për vizë është në progresin e duhur.