A young man and woman walking down a busy street, talking

Këshilli Britanik në Shqipëri fton organizatat e medias, mediat lokale, shoqërinë civile, organizatat komunitare dhe organizata të tjerë juridikë të regjistruar dhe që veprojnë në Shqipëri, të aplikojnë në Skemën e Granteve të Programit ‘Alternative Pathways’.

Këshilli Britanik në Shqipëri po zbaton Programin ‘Alternative Pathways’: Reduktimi i Emigracionit ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar rrugë alternative për të rinjtë shqiptarë, një Program i ri, i financuar nga Qeveria Britanike, dhe i përfaqësuar nga Ambasada Britanike në Tiranë, që synon të angazhojë drejtpërdrejt të rinjtë (13–18 vjeç) në zonat e emigrimit në veri të Shqipërisë. Qëllimi kryesor është ofrimi i rrugëve alternative kundrejt emigrimit të paligjshëm.

Kjo do të bëhet duke përdorur ndërthurjen e aftësive dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, përfshirjen e tyre në media dhe në aksionet komunitare. Kjo strategji synon të ndërtojë kapacitete, forcojë besimin dhe të krijojë mundësi në nivel lokal.

Programi ‘Alternative Pathways’ synon të zhvillojë aftësi dhe të ofrojë mundësi për të rinjtë, duke i fuqizuar ata në komunitet dhe ndërveprimin e tyre me median, për të sjellë ndryshim përmes angazhimit të komunitetit. Qëllimi kryesor është ofrimi i mundësive alternative dhe rritja e ndërgjegjësimit për rreziqet e emigrimit të paligjshëm. Ky Program synon të largojë të rinjtë nga vendimet e rrezikshme për të emigruar ilegalisht.

Synimi ynë është të kontribuojmë në ndërtimin e besimit, aftësive dhe vetbesimit të të rinjve, individualisht, si pjesë e komunitetit, me mediat, në shkolla dhe si anëtarë kontribues të shoqërisë, duke ofruar mundësi, rrugë alternative dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë në veri të Shqipërisë.

1.0 Objektivat dhe qëllimi i thirrjes

Më poshtë janë rezultatet që Programi ‘Alternative Pathways’ synon të arrijë përmes kësaj skeme granti:

  • Rezultati 1: Të rinj të ndryshëm kanë zhvilluar aftësi, besim dhe kapacitete për të marrë pjesë në fusha të rëndësishme për nevojat dhe interesat e tyre aktuale dhe të ardhshme.
  • Rezultati 2: Të rinj të ndryshëm angazhohen me median dhe komunitetet e tyre për të identifikuar problemet dhe çështjet, për t'u dhënë zë atyre dhe për të eksploruar zgjidhje të mundshme në nivel lokal.
  • Rezultati 3: Të rinj të ndryshëm angazhohen me shoqërinë civile dhe ndërmarrin veprime proaktive në komunitetin e tyre, për të identifikuar sfida dhe veshtirësi, duke propozuar, planifikuar dhe zbatuar zgjidhje kreative që kontribuojnë në një ndryshim pozitiv.

Zona e mbulimit dhe përfituesit fundorë të aktiviteteve të Granteve janë

  • Bashkitë në veri të Shqipërisë (të paktën 8 bashki: Dibër, Kukës, Mat, Bulqizë, Klos, Has, Tropojë, Malësi e Madhe – por jo vetëm)
  • Të rinjtë (fokus të veçantë kanë moshat 13–18 vjeç)
  • Komunitetet lokale nga bashkitë në veri të Shqipërisë
  • Organizata lokale/komunitare dhe aktivistë lokalë
  • Gazetarët vendorë dhe mediat lokale

Drejtimet e thirrjes

LOT 1: Ndërgjegjësim dhe angazhim nëpërmjet medias për të ndikuar narrativat mbi emigracionin e paligjshëm

Angazhimi i mediave dhe gazetarëve lokal dhe ndërveprimi i tyre me të rinjtë, familjet dhe komunitetet e tyre, për të adresuar dhe advokuar së bashku për çështje dhe sfida lokale me interes per ta, për të krijuar përmbajtje multimediale dhe tregime relevante në nivel lokal, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e emigrimit të paligjshëm.

Gjeni më shumë informacion në dokument LOT 1 Thirrje për Aplikime AP.

LOT 2: Grante për aksione komunitare dhe aktivizimin e të rinjve

Fuqizimi i organizatave lokale dhe grupeve joformale me bazë komunitare, për të mobilizuar dhe përfshirë të rinjtë, në identifikimin e problemeve dhe sfidave, dhe për të propozuar, planifikuar dhe zbatuar aksione lokale që mund të sjellin ndryshim në komunitet.

Gjeni më shumë informacion në dokument LOT 2 Thirrje per Aplikime AP.

LOT 3: Festivali Rajonal i Veriut për të rinj aktiv dhe krijues

Krijimi i një platforme të qëndrueshme për promovimin dhe zhvillimin e aftësive krijuese dhe sipërmarrëse për talentet e rinj nga veriu, duke synuar ofrimin e mundësive të reja për angazhimin e tyre social-ekonomik dhe kulturor, si dhe per të mundësuar lëvizje sociale ndër të rinjtë.

Gjeni më shumë informacion në dokument LOT 3 Thirrje për Aplikime AP.

2.0 Rregulla të përgjithshme për thirrjen për aplikime

2.1 Kriteret e kualifikimit

Aplikanti duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme në mënyrë që të kualifikohet për financim sipas kësaj Skeme të Granteve:

  • Aplikanti duhet të jetë një person juridik i themeluar dhe që ushtron aktivitetin e tij në Shqipëri.
  • Aplikanti duhet të dëshmojë se nuk ka detyrime tatimore të papaguara.
  • Nëse aplikanti nuk është një organizatë me vendndodhje në një nga bashkitë në veri të Shqipërisë, është e detyrueshme të krijojë një partneritet me një organizatë lokale, një media lokale ose një grup lokal joformal nga Bashkitë në veri të Shqipërisë (zona e targetuar e kësaj Thirrje).

Shënim i rëndësishëm:

Një aplikant mund të aplikojë për më shumë se një LOT, por një organizate nuk mund të marrë më shumë së një grant.

2.2 Kohëzgjatja e projektit

Kohëzgjatja e projektit nuk duhet të kalojë 8 muaj në total.

Data e fillimit duhet të jetë nga korriku 2024.

2.3 Zona e zbatimit

Aktivitetet duhet të zbatohen në veri të Shqipërisë, në bashkitë e Qarkut Shkodër, Kukës dhe Dibër.

2.4 Udhëzime për dorëzimin e aplikimit

2.4.1 Përmbajtja e formularit të aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen në përputhje dhe udhëzimet e kësaj Thirrjeje. Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen kur aplikoni për këtë Thirrje:

  1. Formulari i Aplikimit
  2. Kalendari i Aktiviteteve (Calendar of Activities)
  3. Formati i Buxhetit (Budget Form)

Ju lutemi gjeni më shumë informacion në dokumentet në fund të tekstit.

Dosja e Aplikimit duhet të përmbajë dokumentet mbështetëse të mëposhtme:

  • Certifikata e regjistrimit ligjor të personit juridik
  • Statuti i organizatës (nëse është i aplikueshëm)
  • Pasqyrat financiare për vitet kalendarike 2022 dhe 2023
  • Vërtetim nga organet tatimore që personi juridik ka paguar të gjitha taksat e duhura, në përputhje me legjislacionin vendas, lëshuar jo më parë se janari 2024
  • CV e Organizatës
  • CV-të e anëtarëve të grupit kryesor të punës
  • Nëse propozohet një partneritet:
    – Regjistrimi ligjor dhe statuti i organizatës partnere (nëse është e aplikueshme)
    – CV e organizatës partnere/grupit joformal
    – Marrëveshje Bashkëpunimi paraprake

Formulari i Aplikimit dhe Buxheti mund të plotësohen në gjuhën angleze ose shqipe. Por gjuha angleze do të ishte gjuha e preferuar e aplikimit.

Formulari i Aplikimit duhet të nënshkruhet dhe vuloset.

2.4.2 Ku dhe si të dërgohen aplikimet

Formulari i Aplikimit dhe anekset e tij duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet emailit, në format PDF (të firmosur dhe të skanuar), si dhe në formatin origjinal të redaktueshëm (Word dhe Excel).

Aplikimi duhet të dorëzohet brenda afatit të caktuar (shih seksionin 2.4.3) në këtë adresë emaili: info.albania@britishcouncil.org.

Formulari i Aplikimit (me dokumente mbështetëse) duhet të dërgohet me email, duke vendosur numrin e Lotit dhe emrin e aplikantit në subjektin e emailit.

2.4.3 Afati i aplikimit

Aplikanti duhet të dorëzojë Formularin e Aplikimit deri në date 7 qershor 2024, në orën 24:00 me orën lokale.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të konsiderohen për financim. Afati i fundit vlen për të gjitha pjesët e aplikimit tuaj, duke përfshirë dokumentacionin mbështetës.

2.4.4 Sqarime, pyetje dhe përgjigje

Kërkesat për sqarim duhet të dorëzohen në adresën e emailit më poshtë: info.albania@britishcouncil.org brenda datës 31 Maj 2024, orës 17.00.

Një Sesion informues do të organizohet online per Thirrjen, në datën 23 maj 2024, nga ora 10.00–11.00.

2.5 Vlerësimi dhe përzgjedhja

Përzgjedhja do të kryhet në tre (3) hapa:

Hapi 1: Kontrolli i kritereve të kualifikimit

Gjatë kontrollit administrativ do të vlerësohen sa vijon:

  • Respektimi i afatit të dorëzimit. Nëse afati nuk është respektuar, aplikimi do të refuzohet automatikisht.
  • Dorëzimi i të gjithë dokumentave të kërkuar (Formular Aplikimi, Plani i Aktiviteteve, Buxheti dhe Dokumentat mbështetës).
  • Aplikanti nuk ka detyrime tatimore të papaguara.
  • Aplikanti është i regjistruar dhe ushtron veprimtarinë në territorin e Shqipërisë.

Çdo aplikim që plotëson sa më sipër, do të vlerësohet më tej për përzgjedhjen finale.

Hapi 2: Vlerësimi i cilësisë

Aplikimet do të vlerësohen në bazë të këtyre kritereve:

  • Përshtashmëria me Objektivat e Thirrjes dhe Cilësia e projekt-propozimit (40 pikë)
  • Përfshirja e grupeve të synuara (30 pikë)
  • Eksperiencë relevante, ekspertiza dhe kapacitetet e duhura organizative për zbatimin e projektit të propozuar (20 pikë)
  • Përshtatja e zërave buxhetore me aktivitetet e propozuara dhe eficenca financiare (‘value for money’) (10 pikë)

Hapi 3: Kontrolli final (Due Diligence)

‘Due Diligence’ do të kryhet përmes listës Kontrolluese të ‘Due Filigence’ e cila do t'u dërgohet për plotësim aplikantëve të përzgjedhur.

Lista kontrolluese e ‘Due Diligence’ është një dokument vetëdeklarimi që duhet të plotësohet nga aplikanti dhe do të konfirmohet nga Programi.

Aplikantët do të informohen me shkrim me email, për vendimin në lidhje me aplikimin e tyre.

Programi rezervon të drejtën të propozojë ndryshime në aktivitete dhe në buxhet për të siguruar përshtatshmëri me qëllimet e Thirrjes, dhe eficencë buxhetore.

Aplikantët e suksesshëm do të nënshkruajnë një Kontratë Granti.

Për të kuptuar ndikimin e granteve të dhëna, Programi do tu kërkojë përfituesve të granteve që të paraqesin raporte që përfshijnë një përshkrim narrativ të rezultateve të projektit dhe një raport financiar të mbështetur nga dokumenta financiarë justifikues për cdo shpenzim.

Njoftimi

Aplikantët do të informohen me shkrim, me email, për vendimet në lidhje me aplikimin e tyre.

Më poshtë është kalendari i procesit të aplikimit, vlerësimit dhe njoftimit:

Procesi i Thirrjes për aplikim Data/Muaji
Publikimi i thirrjes 17 maj 2024
Afati i fundit për të bërë pyetje dhe për të
kërkuar me shkrim çdo sqarim nga programi
31 maj 2024
Sesion informues online 23 maj 2024
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve 7 qershor 2024
Njoftim për rezultatet e përzgjedhjes 1 korrik 2024
Rregullimet përfundimtare dhe nënshkrimi i
marrëveshjes së grantit
Korrik 2024

3.0 Kushtet e zbatimit të projektit

3.1 Marrëveshjet kontraktuale

Aplikantët e përzgjedhur do të nënshkruajnë një marrëveshje granti me Këshillin Britanik në Shqipëri, që përmban termat dhe kushtet e bashkëpunimit.

3.2 Vizibiliteti

Të gjitha aktivitetet e vizibilitetit në lidhje me projektin do të kryhen në përputhje me Strategjinë e Komunikimit të Programit. Përfituesit e grantit do t'u kërkohet të planifikojnë dhe kryejnë aktivitetet e komunikimit në përputhje me rregullat dhe procedurat e Projektit. Të gjitha pajisjet e blera nga donacioni i grantit do të shënohen siç duhet për të pasqyruar pronësinë.

Përfituesit e grantit do të marrin një paketë mjetesh promovuese të krijuar nga Programi për të mbështetur aktivitetet e tyre promovuese dhe për t'i udhëzuar lidhur me Vizibilitetin e Projektit.

3.3 Politika e mbrojtjes së të dhënave

Këshilli Britanik e merr seriozisht mbrojtjen e të dhënave dhe njeh rëndësinë e mbledhjes dhe menaxhimit të të dhënave në një mënyrë që mbron të drejtat e njerëzve me të cilët punojmë. Duke bërë këtë, ne punojmë me një sërë standardesh të njohura ndërkombëtarisht në menaxhimin e të dhënave dhe ne mbështesim përfituesit tanë të granteve që të punojnë me të njëjtat standarde.

Ne zbatojmë Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave në Mbretërinë e Bashkuar (duke përfshirë Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR)) në të gjitha operacionet tona globale, përveç nëse ligji ekuivalent lokal është më i fortë. Për informacion dhe udhëzim më të detajuar, ju lutemi referojuni faqes sonë të internetit: www.britishcouncil.org/privacy-cookies/data-protection.

Shpërndani në rrjetet sociale