Sfida e Kodimit në shkollat e Arsimit të Mesëm të Lartë
Rreth Programit
British Council në Shqipëri po zbaton programin “Rrugë Alternative” – Reduktimi i Migracionit të Parregullt nga Shqipëria në Mbreterine e Bashkuar, duke ofruar rrugë alternative për të rinjtë shqiptarë), projekt i ri i financuar nga Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development, përfaqësuar nga Ambasada Britanike në Tiranë që angazhohet drejtpërsëdrejti me adoleshentët (13–18 vjeç) në pikat e migrimit, në veri të Shqipërisë, duke u ofruar atyre rrugë alternative për migrimin e parregullt duke kombinuar aftësitë dhe ngritjen e kapaciteteve, angazhimin me median dhe veprimin e komunitetit për të ndërtuar kapacitete, besim dhe krijimin e mundësive në nivel lokal.
Për të arritur këtë qëllim programi ka zhvilluar programe zhvillimi profesionale per trajnimin e mësuesve të Arsimit të Mesëm të Ulët dhe për mësuesit e Arsimit të Mesëm të Lartë në të 8 (tetë) bashkitë e Shqipërisë së Veriut (Dibër, Kukës, Mat, Bulqizë, Klos, Has, Tropojë, Malësi e Madhe), ku integrimi i aftësive nderkurrikulare dhe gjithëpërfshirës që do t’ju mundësojë t’u mësojnë në mënyrë efektive nxënësve aftësitë e mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit gjatë orës mësimore në klasë por edhe të krijojë Klubet Jashtëshkollore në shkollat e përfshira në program.
Gjithashtu, projekti synon perfshirjen e drejtëpërdrejtë të drejtuesve të shkollave dhe rritjen e aftësive të tyre për drejtim, udhëheqje, promovim të aktiviteteve shkollore duke bashkëpunuar me komunitetin për nevojat e tyre dhe duke zhvilluar për nxënësit mundësi dhe aftësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit.
Programi është i zhvilluar në partneritet me institucionet arsimore në Shqipëri, ASCAP – Agjensia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin ParaUniversitar, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Rinisë dhe Fëmijeve dhe Agjensia Rinore Kombëtare.
Programi Alternative Pathways do t’ju mundësojë nxënësve të mësojnë në mënyrë argëtuese, interaktive dhe inovative alternativa por edhe të zhvillojnë krahas aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, të mësojnë aftësi praktike kodimi dhe do të kenë mundësi të praktikojnë kodimin përmes përdorimit të pajisjeve micro:bit, kompjuterë me madhësi xhepi që mund të programohen dhe përdoren në lëndë të ndryshme mësimore për zgjidhjen e problemeve të përditshme.
Rreth Sfidës
Si pjesë e Programit “Rrugë Alternative”, British Council në Shqipëri do të organizoje Sfida Kodimi për të gjithë nxënësit e moshës 15 deri në 18 vjeç (klasat 10, 11 dhe 12-te) në shkollat e Arsimit të Mesëm të Lartë – AML pjesëmarrëse në këtë program.
Sfidat do të organizohen në nivel lokal (qyteti) dhe në nivel rajonal (midis shkollave të 8 bashkive të përfshira në program).
Sfida synon të përfshijë nxenesit/fëmijët e te gjithë shkollave te qytetit në të 8 (tetë) bashkitë e Shqipërisë së Veriut, (Dibër, Kukës, Mat, Bulqizë, Klos, Has, Tropojë, Malësi e Madhe) dhe të frymëzojë të rinjtë të zgjidhin probleme të jetës së përditshme me të cilat përballen shkollat dhe komunitetet e tyre përmes programimit të pajisjeve.
Sfida do të ofrojë mundësi për të përdorur pajisjen Micro:bit të BBC-së për t’ju mundësuar nxënësve të marrin pjesë me një projekt që i përgjigjet Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (QZhQ) dhe eksploron zgjidhje për problemet e jetës së përditshme.
Shkollat inkurajohen fuqishëm të zhvillojnë zgjidhje inovative për të mbrojtur mjedisin, për të kursyer energjinë dhe për të luftuar ndikimin e ndryshimit të klimës.
Sfida e Kodimit organizohet në partneritet me Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe në kuadër të Marrveshjes së Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.
Sfida e Kodimit
Sfida e Kodimit është e hapur për të gjitha shkollat pjesëmarrëse të 8 (tetë) bashkivë të Shqipërisë së Veriut, (Dibër, Kukës, Mat, Bulqizë, Klos, Has, Tropojë, Malësi e Madhe) të përfshira në trajnimet e Programit “Rrugë Alternative”, të zbatuar nga British Council prej Tetorit 2023 deri në Mars 2025.
Ju lutemi, referojuni Shtojcës 1 për listën e shkollave që kanë të drejtë pjesëmarrje.
Të gjithë nxënësit e moshës 15 deri në 18 vjeç (klasat 10, 11 dhe 12) që janë pjesë Klubit të Kodimit ose të Klubeve Jashtë-shkollore nga shkollat me të drejtë pjesëmarrjeje inkurajohen të marrin pjesë në këtë garë.
British Council është e përkushtuar ndaj barazisë, diversitetit dhe përfshirjes.
Shënim: çdo shkolë në këtë fazë do të këtë mundësinë të konkuroje me shkollat e qytetit/rrethit me nje projekt propozim/ide (duke zbatuar rregulloret bashkangjitur këtij njoftimi).
Në një fazë të dytë shkollat do të kenë mundësi të konkurojnë edhe në nivel Rajonal midis shkollave të të 8 bashkive të përfshira në këtë projekt.
Para se të filloni procesin e aplikimit, së pari duhet të shprehni interesin tuaj përmes plotësimit të formularit Shtojcën 3 duke e dërguar në këtë addresë emarilda.leti@britishcouncil.org.
Pastaj do t’ju dërgohet një link ku ju mund të plotësoni/dërgoni dosjen tuaj të personalizuar dhe të ngarkoni aplikimin tuaj me të gjitha dokumentet e kërkuara.
Rregulloret e Sfidës së Kodimit dhe Afatet e konkurimit
Konkurimi për Sfidën e Kodimit hapet në 20 Dhjetor 2024 dhe mbyllet në 26 Janar 2025.
Shenim: Për t’u kualifikuar për vlerësimin e projektit, projektet duhet të dorëzohen nga ekipet përfaqësuese prej çdo shkolle, të përbëre nga anëtarë e Klubit të Kodimit sëbashku me mësuesin/t Koordinator të shkollës.
Prezantimi i projektit në ditën e konkursit do të bëhët vetem nga 2 nxënës dhe një mësues/e të cilët do të jenë edhe përfaqësues të ekipit.
Të paktën një vajzë inkurajohet të jetë pjesë e prezantimit në secilin ekip.
Procesi i fazave të aplikimit, vlerësimit dhe organizimit të sfidave të Kodimit.
Sfida do të vlerësohet në tri faza nga profesionistë të Teknologjisë, Arsimit dhe fushave kërkimore dhe inovatore të përzgjedhur nga British Council dhe ASCAP.
- Faza 1 – përzgjedhja fillestare e projekteve të dorëzuara online (afati final 26 Janar 2025)
- Faza 2 – për cdo qytet/rajon deri në 10 projekte të përzgjedhura do të ftohen të marrin pjesë në eventin e Sfidës së Kodimit në nivel lokal (afati final 31 Janar 2025)
- Faza 3 – organizimi i Konkurseve të Kodimit dhe përzgjedhja e një 1 ekipi fitues dhe 2 ekipeve shoqëruese (Java e Konkurseve të Kodimit 5–13 Shkurt 2025)
Faza 1
Në fazën e parë të sfidës, të gjitha aplikimet e paraqitura do të vlerësohen kundrejt kritereve të kualifikimit. Për t’u kualifikuar për vlerësimin e projektit, projektet duhet të dorëzohen nga ekipe, të përbëra vetëm nga 2 anëtarë të ekipit dhe mësuesi koordinator.
Përveç kësaj, pjesëmarrësit janë të ftuar të paraqesin sa vijon:
- Detajet e kontaktit – të specifikuara në formularin e regjistrimit
- Formularin për privatësinë e informacioneve të garës dhe marrjen e pëlqimit të nënshkruar: Shtojca 2
- Dokumentin prezantues: Shtojca 3 – përshkrim i shkurtër i projektit, problemet që adreson, si do t’i ndihmojë nxënësit, shkollën apo komunitetet e tyre? Si lidhet projekti me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm
(Përshkrimi i projektit duhet të dorëzohet si dokument në formatin “Word”. Fotografitë e letrave të shkruara me dorë do të shënohen me pikë minimale.) - Ngarkimin e dosjes në Portalin Online që do t’ju niset me email dhe do t’ju konfirmohet sapo dokumentat të jënë të ngarkuara dhe funksionale.
- Përgatitja e një Video e projektit për prezantimin paraprak të projektit që paraqitet të marrë pjesë në konkurs (2–5 minuta).
Të gjitha dokumentet e kërkuara supozohet të ngarkohen në dosjen online.
Ju lutemi, plotësoni të gjitha dokumentet në format dixhital. Çdo aplikim i paplotë do të hiqet në këtë fazë.
Më shumë informacion se si të zgjidhni projektin dhe si të përgatitni një video, do të gjeni në Udhëzimet për Shkollat.
Faza 2
Aplikimet e dërguara të plota do të vlerësohen kundrejt kritereve të mëposhtme të vlerësimit:
- Qëllimi dhe ndikimi i përgjithshëm i projektit (20%) – Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Cili është ndryshimi që synon të arrijë projekti juaj? Si do të ndikojë në komunitet? (referencë për paraqitjen me shkrim Q2 dhe Q3)
- Origjinaliteti dhe kreativiteti në zgjidhjen e një problemi (20%) – Si do t’i qaseni zgjidhjes së problemit në një mënyrë unike? (Referencë në parashtresën me shkrim Q4 dhe Q5)
- Dizajni funksional i projektit (20%) – Sa mirë është hartuar prototipi? A ka të meta në dizajn? A funksionon ashtu siç është menduar? A janë të gjitha funksionalitetet e planifikuara atje? A u përpoqët ta ndërtoni? (referencë për paraqitjen me shkrim Q6)
- Kompleksiteti teknik i kodit (40%) – A është produkti funksional? (referencë për paraqitjen me shkrim Q7); (Shtojca 4: Rubrika me specifikimet mbi kompleksitetin teknik të kodit)
- Aftësia për të ndjekur udhëzimet siç përcaktohen në Rregullat e Konkurrencës.
Anëtarët e jurisë ekspertë të TIK-ut do të përzgjedhin deri në 10 projekte më të mira që do të paraqiten për fazën 3 të sfidës.
Sfida e Kodimit do të organizohet në Qytet, në ambjentet që do të konfirmohen gjatë fazës finale të përzgjedhjes.
Faza 3
Ekipet me projektet e përzgjedhura do të marrin pjesë në fazën finale, të organizuar në Qytetin e tyre.
- Në aktivitetin e Sfidës së Kodimit, secili ekip do të ketë 5–7 minuta për prezantimin e projektit dhe pyetjet nga juria.
- Prezantimi do të jepet në format drejtë për drejt ku 2 nxënësit përfaqësues sëbashku me mësuesin koordinator do mund të paraqesë projektin visual (prezantimi i modeleve nëpermjet maket, micro:bit, laptop etc.).
- Juria do të ketë 2–5 minuta kohë për të bërë pyetje në lidhje me projektin, dhe do të vlerësojë projektet bazuar në: njohuritë e përgjithshme mbi përmbajtjen e projektit; kompleksiteti teknik të kodit; dhe aftësitë e prezantimit.
Juria do të përzgjedhë dhe shpallë një ekip fitues dhe dy ekipe fituese shoqëruese të Sfidës së Kodimit.
Vetëm ekipi fitues dhe ekipi i parë shoqërues (vendi i dytë) kanë të drejtë të marrin pjesë dhe prezantojnë projektin e tyre në Sfidën Rajonale të Kodimit.
Juria në fazën 2 dhe 3 do të përdorë një sistem vlerësimi me pikë (1–5) për secilin kriter dhe një përqindje vlerësimi.
Në rast se pikët finale janë të barabarta, juria do të zgjedhe projektin fitues bazuar në aftësinë e përgjithshme për të përmbushur kriteret e Sfidës. Vendimi i jurisë është vendimi final.
Çmimet
Ekipi fitues i vendit të parë: do të përfitojë pajisje (3 laptop-ë për Klubin e Kodimit) që përdoren me pajisjet micro:bit (Kuti me paisje Robotike GOLD) për shkollën e tyre dhe do të marrin pjesë në Garën Rajonale të Kodimit
Fituesi i vendit të dytë: do të përfitojë pajisje (3 smart table per Klubin e Kodimit) që përdoren me pajisjet micro:bit (Kuti me paisje Robotike SILVER) për shkollën e tyre dhe do të marrin pjesë në Garën Rajonale të Kodimit
Fituesi i vendit të tretë: do të përfitojë pajisje (3 smart table per Klubin e Kodimit) që përdoren me pajisjet micro:bit (Kuti me paisje Robotike BRONZ) për shkollën e tyre
Shtrirja kohore e Sfidës së Kodimit
Faza 1 – përzgjedhja fillestare e projekteve të dorëzuara online (afati final 26 Janar 2025)
Faza 2 – për cdo qytet/rajon deri në 10 projekte të përzgjedhura do të ftohen të marrin pjesë në eventin e Sfidës së Kodimit ne nivel lokal (afati final 31 Janar 2025)
Faza 3 – organizimi i Konkurseve të Kodimit dhe përzgjedhja e një 1 ekipi fitues dhe 2 ekipeve shoqëruese (Java e Konkurseve te Kodimit 5–13 Shkurt 2025)
Kalendari i Sfidave të Kodimit
Data | Aktiviteti |
20 Dhjetor 2024 | Hapja e Thirrjes së Sfidës së Kodimit dhe përditësimi i faqes web |
20 Dhjetor 2024 – 26 Janar 2025 | Aplikimi për pjesëmarrje në Sfidën e Kodimit |
29 Janar 2025 | Vlerësimi në fazën 1 Përzgjedhja fillestare e projekteve të aplikuara online |
31 Janar 2025 | Vlerësimi dhe njoftimi të fazes 2 Deri në 10 projekte të përzgjedhura |
5–13 Shkurt 2025 | Vlerësimi në fazën 3 Organizimi i sfidave te Kodimit (drejtëpërdrejt) në të 8-të bashkitë e përfshira në Veri |
4 Mars 2025 | Sfida Rajonale e Kodimit: Përzgjedhja e fituesve rajonalë te AML-se |
Good luck everyone!