NDËRLIDHJA E BALLKANIT PERËNDIMOR DHE MBRETËRISË SË BASHKUAR

Organizatat që punojnë në industritë kreative dhe digjitale po bëhen vendimtare për zhvillimin e komuniteteve lokale. Ne kemi analizuar nevojat e 129 bizneseve digjitale në Ballkanin Perëndimor dhe kemi zhvilluar një lëvizje intensive dhe programe për zhvillimin e kapacitetit për të lidhur dhe forcuar industritë digjitale midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi kryesor është që të lidhen qendrat, sipërmarrjet dhe organizatat e vogla dhe të mesme nga fusha e industrive kreative, teknologjia dhe edukimi nga Ballkani Perëndimor e për të nisur bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar.

Përfaqësues nga 50 qendra digjitale dhe 24 qytete janë bashkuar në projekt për të mbështetur zhvillimin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet dialogut politik.

Projekti 'Digital Cities' është i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe e implementuar nga British Council, në bashkëpunim me 'Creative England' dhe 'Culture Code' nëpërmjet 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar.

AKTIVITETET E PROGRAMIT

  • Konferenca shënuese për politikë-bërësit dhe profesionistët e industrisë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ngritur bazat mbi eksperiencën e Mbretërisë së Bashkuar dhe rasteve studimore. 
  • Dialogu politik midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor dhe rrjetëzimi i administratave të qytetit janë përfshirë në politikat digjitale dhe për hartimin e strategjisë.
  • Zhvillimi i kapacitetit i industrive digjitale dhe programi i rrjetëzimit për profesionistët digjital të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor.
  • Qendra e punës digjitale për profesionistë nga 39 qendra nga Ballkani Perëndimor dhe sipërmarrje të vogla e të mesme.
  • Skema e gatishmërisë për Ballkanin Perëndimor dhe profesionistë digjital nga Mbretëria e Bashkuar për të përfshirë hijëzimin, ndarjen e njohurive, shkëmbimin, zhvillimin e aftësive dhe bashkëpunimit.
  • Projekte bashkëpunimi të shkurtra midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor në fushën e digjitalizimit të qyteteve, risisë në industrisë kreative dhe arsimit digjital.
  • Konferenca finale do të sjellë së bashku profesionistë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ballkani Perëndimor dhe politikë-bërësit për të prezantuar projekte bashkëpunimi ekzisuese dhe hapjen e mundësive për lidhjet e vazhdueshme në industritë digjitale.

Lexo më tutje për të mësuar më shumë rreth projektit: