British Council, Instituti Suedez dhe Universiteti në Hertfordshir së bashku zhvilluan një studim i cili synon zbulimin e pengesave për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor.
Universiteti në Hertfordshir zhvilloi këtë hulumtim të gjerë, më saktësisht, z. Nigel Culkin dhe z. Richard Simons. Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në gjashtë raporte të veçanta për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe u paraqit në një raport gjithëpërfshirës mbi gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Raportet përcaktojnë dhe vlerësojnë pengesat për zhvillimin e ndërmarrësisë në vendet respektive dhe rajonin në tërësi.
Në mars 2018, në ngjarjen e quajtur "Breaking Barriers to Entrepreneurship", mbajtur në Beograd, Serbi, patëm kënaqësinë z. Nielsen Culkin të paraqet gjetjet dhe konkludimet më të rëndësishme të studimit. Me këtë rast, patëm një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar për herë të parë rezultatet e hulumtimit, për të shkëmbyer përvojat, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të shpërndarë burime dhe informacione të vlefshme me akterët kryesorë, përfshirë ekspertë nga Britania e Madhe.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth pengesave ndaj ndërmarrësisë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, ju lutemi shkarkoni dokumentet e bashkangjitura në pjesën e poshtme të kësaj faqeje.