Programi ''Shkollat e Shekullit 21'' është një program arsimi ambicioz, me kohëzgjatje tre-vjeçare dhe vlerë 10 milion paund, i krijuar dhe zbatuar nga Këshilli Britanik dhe i financuar nga qeveria e MB-së.
I realizuar në partneritet me institucionet arsimore përkatëse në secilin vend, programi synon të pajisë me aftësitë e mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve një milion nxënës të moshës 10 -15 vjeç në Ballkanin Perëndimor. Krahas mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike të programimit dhe do të kenë mundësi t’i praktikojnë aftësitë e tyre përmes informatikës fizike.