Programi "Shkollat e Shekullit të 21" nuk u krijua që t`i mësonte fëmijëve vetëm kodimin bazë por ka për qëllim që të shohë një ndikim më të gjerë pozitiv në shoqërinë ku këta fëmijë jetojnë. Në tre vitet e ardhshme programi ynë do të mbulojë një milion fëmijë, edhe pse kjo është një shifër domethënëse, ne ndihemi akoma më shumë krenarë për faktin se fëmijët po përvetësojnë parimet e mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve dhe po i përdorin ato në situatat e përditshme. Mësoni më shumë për historitë e suksesit nga shkollat tona.

''Ilaçet e gjyshes'' - ne duam të përdorim aftësitë tona dixhitale për të ndihmuar të moshuarit
Ky është projekti me mikro:bit i vendit të dytë në Sfidën e Katërt të Kodimit i quajtur "Ilaçet e gjyshes"