Pavarësisht mungesës së internetit, kompjuterave funksionalë dhe infrastrukturës teknologjike, kjo shkollë ka krijuar me sukses Klubin e Kodimit dhe ka zbatuar metodat e mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve gjatë aktiviteteve në klasë. Në këtë mënyrë është rritur dhe përforcuar bashkëpunimi mes mësuesve dhe studentëve dhe është realizur një shpjegim dhe kuptim më i mirë i lëndëve.
Ky klub ka prodhuar shumë projekte të suksesshme dhe inovative. Një projekt i veçantë që vlen të përmendet fokusohet në 'Ndotjen e Mjedisit' dhe që ka inkurajuar nxënësit që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve përmes lidhjes së projektit me problemet reale të jetës brenda komunitetit të tyre. Arritjet kryesore të këtij projekti përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe komunitetit për të mbajtur një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Ky projekt pati një ndikim mjaft pozitiv brenda qytetit pasi i bëri njerëzit më të vetëdijshëm dhe inkurajoi komunitetin që të përfshihet aktivisht në iniciativën e shkollës duke vendosur më shumë kosha dhe duke ofruar metoda të përshtatshme për hedhjen e mbeturinave. Për më tepër, përdorimi i mikrobiteve në projekt për të koduar dhe për të krijuar mesazhe ndërgjegjësuese, rriti ndikimin e projektit dhe pati një impakt të rëndësishëm në komunitet.