Pavarësisht nëse e pranojmë apo jo, secili prej nesh e ka ndjenjën e konkurrencës. Disa përpiqen të dalin mbi kolegët e tyre, dhe disa të tjerë dëshirojnë të lënë gjurmën e tyre në këtë botë. Ose të paktën ata përpiqen të shënojnë diçka në komunitetin e tyre lokal ose në shtetin e tyre. Konkurrenca e shëndetshme është forca lëvizëse e të gjithë progresit në botë, por të ndjehesh konkurrues nuk ka të bëjë gjithmonë me fitimin e konkursit, por ngjitjen e një shkalle e cila do t'ju sjellë në një pozitë më të lartë në të ardhmen.

Kjo është historia e shkollës fituese të vendit të tretëSfidën e 3-të të Kodimit në Shqipëri, në programimin me pajisjet mikrobit. Nxënësit Kevin Kolleshi dhe Labela Taullau krijuan një projekt të quajtur "Mikrobiti si termometër" qëllimi i të cilit është të lehtësojë matjen e temperatës në shkolla, spitale dhe komunitetin e gjerë. Ky projekt synon të masë shpejt temperaturat e disa njerëzve në të njëjtën kohë një shërbim shumë i dobishëm, realist gjatë pandemisë aktuale. Ndryshe nga termometrat elektronikë që matin temperaturën e një personi person, pajisja e ndërtuar nga këta nxënës do të masë temperaturën e katër personave njëkohësisht.

Por, çfarë mendojnë Kevin dhe Labela për përdorimin e mikrobitit dhe si do t’i ndihmojë ai në të ardhmen? Do ta zbulojmë në rrjeshtat vijuese. Le të fillojmë me përgjigjet nga nxënësit tanë dhe pastaj të kalojmë në opinionet e mësuesve.

1. Mendoni se përdorimi i mikrobitëve ju ndihmon me kreativitetin dhe si?

Kevin Kolleshi: Po, mendoj se më ndihmon. Thjesht duhet ta lidh atë me një kompjuter, të vendos disa rrjeshta kodimi dhe krijoj pajisjen që dua. Në një farë mënyre ndjehem i frymëzuar dhe mendoj se  tani po i përdor pak më rrallë pajisjet e videolojrave.

2. Si e zgjodhët këtë projekt?

Kevin Kolleshi: Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e Covid-19 shkolla jonë kishte vështirësitë e veta në procesin e të mësuarit. Ne vijmë çdo ditë në shkollë dhe duhet të kontrollojmë temperaturën dhe kjo procedurë zgjat pak, kështu që zakonisht na duhet presim derisa kjo procedurë të përfundojë një nga një për secilin nga nxënësit e shkollës, në këtë mënyrë ne na erdhi ideja për ta rregulluar këtë problem duke përdorur pajisjen mikrobit në projektin tonë.

3. Si ka ndikuar puna në grup gjatë krijimit të këtij projekti?

Kevin Kolleshi: Ishte shumë e dobishme sepse për të krijuar një prototip duhet që së pari të krijohen disa ide të mira dhe shokët e mi më ndihmuan duke sugjeruar disa ide të shkëlqyera.

4. Çfarë mendoni të studioni pasi të përfundoni shkollën 9-vjeçare?

Kevin Kolleshi: Me siguri që do të studioj për programim.

5. Çfarë do t'u thoni bashkëmoshatarëve tuaj që po mendojnë nëse duhet apo jo të aplikojnë për konkursin e rradhës?

Labela Taullau: Do t'i ndihmoj që të jenë fitues, njësoj si ne.

Opinionet e mësuesve

A mendoni se aftësitë që po u mësojmë fëmijëve do të jenë të dobishme për ta në të ardhmen?

Florenc Qorri: Po, fuqimisht besoj se fëmijët mund të përdorin imagjinatën e tyre për të përdorur këtë pajisje për një gamë të madhe qëllimesh të tjera që ndoshta në të tashmen janë ende të panjohura.

Roli i mësuesit është më i rëndësishmi në klasë, por a ndihmojnë mikrobitët?

Florenc Qorri: Me siguri që po! Mikrobiti i ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike dhe i angazhon ata në veprimtari për zgjidhjen e problemeve

Cilat janë përshtypjet tuaja në lidhje me punën me nxënësit për krijimin e këtij projekti?

Eglantina Lila: Në fillim, ky projekt ishte i panjohur për ne. Ne u angazhuam shumë për ta realizuar këtë projekt. Ne kemi pasur mundësinë të shohim idetë krijuese të nxënësve tanë që në fakt ishin të shumëllojshme..

Shpërndani në rrjetet sociale