Shkolla "3 Dhjetori" është një shkollë speciale në Shkodër, Shqipëri. Shkodra njihet si një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, me historinë e saj dhe trashëgiminë kulturore. Shkolla speciale ofron shërbime arsimore dhe zhvillimore për fëmijët me nevoja të veçanta. Ajo u themelua rreth 38 vjet më parë (që nga viti 1983), duke pasur një përvojë të konsiderueshme në arsimin special në rajon. Aktualisht, shkolla ofron arsim për fëmijët me çrregullime të rënda të formave të ndryshme, nga klasa e 1-rë në të 9-tën. Përveç kësaj shkolla funksionon gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu siguron ushqim dhe transport për fëmijët që e ndjekin atë.

Mësuesit që u trajnuan filluan të zbatojnë teknikat e reja, veçanërisht duke përdorur pajisjen Mikrobit për kodimin. Mësuesit e intervistuar raportuan se fëmijët ishin entuziastë në ushtrimet e kodimit me Mikrobit. Meqenëse ata nuk mund të përqendroheshin më gjatë dhe për shkak të ashpërsisë së çrregullimit të tyre, ata u përfshinë vetëm në ushtrime të thjeshta kodimi, të tilla si shkrimi i emrave të tyre, dhe krijimi i figurave duke përdorur ikona led, etj.

Sipas drejtorit të shkollës, aktivitetet e programit që u zbatuan, stimuluan më shumë formën e socializimit të të mësuarit dhe më shumë bashkëveprim në punën në grup. Veçanërisht, duke përdorur pajisjet Mikrobit, fëmijët mundën të mësojnë nga njëri-tjetri, duke vëzhguar punën e tjetrit, si dhe duke demonstruar punën e tyre para të tjerëve. Fëmijëve u pëlqente shumë kur arritën të shkruanin emrat e tyre dixhitalisht, dhe që ata mund të vinin në lëvizje emrat e tyre në ekranet e Mikrobitëve. Kjo u konfirmua edhe nga psikologu i shkollës, i cili po vëzhgonte disa nga aktivitetet e zhvilluara. Mikriobiti ishte diçka e re për mësuesit si dhe për nxënësit, ndërsa teknikat e tjera si mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve ishin më të njohura për mësuesit. Sipas drejtorit të shkollës, mësues të tjerë gjithashtu mundën të përfitojnë nga programi, duke marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta me mësuesit e trajnuar.

Entuziazmi dhe motivimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në përdorimin e ushtrimeve të kodimit me Mikrobit u konfirmua gjithashtu nga disa prindër që u intervistuan dhe që fëmijët e tyre vijonin shkollën.

''Djalit im i pëlqente shumë aktiviteti. Ai ishte shumë i motivuar dhe bëri përpjekje për të punuar edhe në shtëpi''.

- një prind

Është vërejtur se prindërit ishin më të lumtur për aktivitetet e reja që ata merrnin pjesë, dhe për detyrat e fëmijëve të tyre në shtëpi.

Shpërndani në rrjetet sociale