Ky është projekti fitues nga Sfida e Katërt e Kodimit e quajtur "Smart city" i cili u krijua nga nxënësit e shkollës "Marie Kaçulini" nën mentorimin e mësueses Etleva Çelmeta në Durrës. Në këtë projekt u përfshinë 14 mësues dhe 38 nxënës, 18 vajza dhe 20 djem. Qëllimi i projektit është të krijojë një mjedis stimulues për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, për të përmirësuar, lehtësuar dhe zhvilluar qytetin e Durrësit në të ardhmen. Ky proces synon të arrihet përmes aktiviteteve krijuese, ndërgjegjësuese dhe bashkëpunuese midis nënësve duke ndarë idetë e tyre dhe duke punuar në grupe.

Ekipi fitues Amelia Lloshi dhe Roan Garipi thanë se ishin jashtëzakonisht të lumtur për fitoren. Ata shpresojnë që projekti i tyre të ndihmojë qytetin e Durrësit që të jetë më tërheqës dhe të ofrojë orientim më të mirë për turistët duke përdorur mikro:bitin si busull, dhe për ta bërë atë më argëtues për fëmijët duke krijuar disa shkallë në formë pianoje që bëjnë tinguj kur fëmijët shkelin mbi to. Një risi e këtij projekti është semafori me tinguj, i cili do të ndihmojë njerëzit me vështirësi në shikim të kalojnë rrugën duke dëgjuar tingujt paralajmërues të semaforit.

Suksesi i këtij projekti ishte padyshim puna ekipore e bërë nga nxënësit e shkollës fillore dhe e mesme e ulët, midis të cilëve mori pjesë edhe një fëmijë me nevoja të veçanta.

Shpërndani në rrjetet sociale