'Shkollat e Shekullit 21' ofron mentorim të vazhdueshëm dhe burime me vlerë për përmirësimin e aftësive të drejtorëve të shkollave, mësuesve dhe politikëbërësve. Të gjitha shkollat fillore (nxënësit e moshës 10 - 15 vjeç) do të pajisen me pajisje mikrobit (kompjuter xhepi), të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë të mësojnë aftësi të reja dixhitale dhe të programimit përmes argëtimit dhe ndërveprimit.
Për të qenë konkurrues në tregun global të punës, nxënësve u duhen aftësi kryesore siç janë, zgjidhja e problemeve, mendimi kritik, njohuritë dixhitale dhe kreativiteti. Programi 'Shkollat e Shekullit 21' përkrah zhvillimin e të rinjve në këto fusha me qëllim ndërtimin e një të ardhme më të mirë.