Fituesit e vendit të dytë në Sfidën tonë të 3të të Kodimit vijnë nga Korça. Anëtarët e grupit, Aleks Lime and Dhimitër Riza, erdhën me idenë e shkëlqyer për të krijuar këtë projekt në mënyrë që të ndihmonin bimët të rriteshin më mirë me ndihmën e pajisjeve mikrobit.
Në rreshtat më poshtë do të të lexoni intervistën e nxënësve dhe mësueses së tyre Luljeta Kapedani dhe të zbuloni mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në Sfidën e Kodimit.
1. Cili ishte frymëzimi juaj për të zgjedhur këtë temë për projektin?
Dhimitër Riza: Shkolla jonë u rikonstruktua kohët e fundit dhe ne e dekoruam atë me disa bimë. Pas disa kohësh, e patëm të vështirë të ujitim bimët kur ato duheshin ujitur, kështu që, vendosëm të përdorim mikrobitin për t'i ujitur në kohën kur duhet.
2. A janë orët e mësimit më interesante kur përdoren mikrobitët?
Andre Prenda: Po, janë vërtet. Ne kemi përdorur mikrobitët në klasa dhe fëmijëve u pëlqente shumë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që fëmijët mësojnë të bëjnë disa kodime bazike, por gjithashtu, ata janë të interesuar për teknologjinë dhe potencialisht do të bëhen ekspertë të teknologjisë një ditë.
3. What industry would you like to work in the future and why?
Aleks Lime: Të gjithë do të dëshironim të punonim në industrinë e IT-së në të ardhmen dhe ishte pikërisht mikrobiti që e ngjalli këtë dëshirë tek ne
4. Cilat janë projektet e radhës që do të dëshironi të krijoni?
Noel Vila: Së pari, ne do të dëshironim të përmirësonim projektin që prezantuam këtë vit, por gjithashtu, do të dëshironim të krijonim disa të rinj me potencial për të ndihmuar stafin dhe nxënësit e shkollës tonë dhe përtej institucionit tonë gjithashtu.
5. Çfarë do t'u thonit bashkëmoshatarëve tuaj që po mendojnë nëse duhet ose jo të aplikojnë për konkursin e rradhës?
Dhimitër Riza: Bashkëmoshatarëve tanë dëshirojmë t'u themi se mikrobiti është një mënyrë tepër interesante për të filluar me kodimin dhe ku krijon një ide bazë për të dhe është shumë argëtuese mbi të gjitha.
Opinioni i Mësueses
6 A është më e lehtë apo më e vështirë të punosh me fëmijët kur përdorni mikrobitin në klasë?
Luljeta Kapedani: Përdorimi i mikrobitit është një risi shumë interesante. Përdorimi i tij rrit interesin e fëmijëve për të punuar, rrit dëshirën e tyre për t'i bërë konkrete idetë dhe projektet e tyre sipas jetës së tyre të përditshme.
7. Si ndryshon praktika shkollore nëse aplikoni mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve në klasa?
Luljeta Kapedani: Zbatimi i mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në klasat tona çon në konkretizimin e temave të të nxënit dhe rrit angazhimin e fëmijëve për tu marrë gjithnjë e më shumë me teknologjinë.
8. Cilat janë përshtypjet tuaja në lidhje me punën me nxënësit për krijimin e këtij projekti?
Luljeta Kapedani: Gjatë punës sonë vura re entuziazmin e fëmijëve dhe dëshirën e tyre për të punuar me mikrobitin. Ata ishin në kërkim të rezultateve të mira nga projekti dhe përmirësimin e tij çdo ditë. Edhe pse puna e tyre u vlerësua, ata janë shumë të interesuar për të vazhduar me ide të reja dhe për të zgjeruar grupin e punës.
Ne i përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit nga kjo shkollë dhe mezi presim të shohim më shumë nga projektet e tyre me mikrobitin së shpejti.