Pas tre vjet e gjysmë të zbatimit të programit të Shkollave të Shekullit 21 dhe përfundimit të pesë/gjashtë cikleve të trajnimit për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit në të gjitha shkollat fillore në Shqipëri, kemi kënaqësinë të ftojmë nxënësit nga të gjitha shkollat, të shoqëruar nga një mësues, të aplikojnë për Sfidën Shtetërore të Kodimit me pajisjet micro:bit.
Për të gjitha shkollat që morën pjesë në ciklet të trajnimit si pjesë e programit ‘Shkollat e Shekullit 21’, ne po organizojmë Sfidën e Kodimit 2022.
Sfida e Kodimit është e hapur nga data 11 Prill dhe do të mbyllet në daten 25 Prill 2022.
Qëllimi i Sfidës sonë është të angazhojmë nxënësit e vendit tonë dhe të frymëzojmë të rinjtë për të zgjidhur problemet e përditshme në shkollat dhe komunitetet e tyre përmes programimit. Për këtë Sfidë do të përdoret pajisja mikro:bit për t'i mundësuar fëmijëve të zhvillojnë projekte që i përgjigjen Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe për të eksploruar zgjidhje për problemet me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme. Shkollat inkurajohen që të zhvillojnë projekte që ofrojnë zgjidhje inovative për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e energjisë, dhe për sfidimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike.
Njëzet projektet më të mira do të përzgjidhen për garën përfundimtare e cila do të mbahet në Tiranë. Secilit prej 20 finalistëve të përzgjedhur do t’i dhurohet një paktetë me 10 pajisje micro:bit, versioni 2, me autoparlant, mikrofon dhe sensorë të prekjes të inkorporuar për të shtuar gjëra edhe më interesante në projektet tuaja, një kit aksesorësh për mico:bit-in që do të përmbajë aksesorë të dobishëm të micro:bit-it si mbajtëse për unazën LED të micro:bit-it, Kitin ‘Inventor’, Kitin ‘Smart Greenhouse’, ndërfaqen Graphics128 OLED për micro:bit-in dhe kontrolluesin e lojës për micro:bit-in.
Përveç kësaj do të ketë çmime të veçanta për ekipet fituese të tre vendeve të para, si dhe për ekipin më të ri, projektin më të mirë mjedisor dhe ekipin që zhvilloi kodin më kompleks:
1. çmimi: laptop për mësuesin, plus 2 Ipad Air për 2 nxënës, kit shtesë me aksesorë
2. çmimi: laptop për mësuesin, plus 2 tableta Android për 2 nxënës, kit shtesë më aksesorë
3. çmimi: laptop për mësuesin, plus 2 tableta Android për dy nxënës
ekipi më i ri – dy ora smart për 2 nxënës
projekti më i mirë mjedisor - dy ora smart për 2 nxënës
kodi më kompleks - dy ora smart për 2 nxënës
Sfida është organizuar në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Për të aplikuar, thjesht ndiqni udhëzimet tona në fund të kësaj faqe dhe shikoni fazat e Sfidës së Kodimit.