KONFERENCA LANÇUESE | BUDVA

80 pjesëmarrës nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe të Mbretërisë së Bashkuar morën pjesë në konferencën lançuese një-ditore në Budva më 19 Janar 2018, duke shënuar fillimin e projektit pilot Digital Cities. Pjesëmarrësit përfshinin një sërë profesionistësh të industrisë digjitale, përfaqësues të administratave të Ballkanit Perëndimor, qendrave dhe sipërmarrjeve. Qytetet e Ballkanit Perëndimor paraqitën dhe diskutuan prioritetet dhe iniciativat e tyre për të zhvilluar politikat dhe strategjitë e tyre digjitale, ndërsa profesionistët e industrisë digjitale paraqitën portofolet e tyre, u angazhuan në prezantime dhe aktivitete të njëjta dhe morën pjesë në seancat fillestare të ndërtimit të kapaciteteve me disa udhëheqës nga Mbretëria e Bashkuar në këtë fushë, si John Newbigin, Kryetari i Creative England, Charles Armstrong, Themeluesi i Trampery dhe Lazar Džamić, eksperti i marketingut digjital.

DIALOGU I POLITIAKE MBRETËRI E BASHKUAR–BALLKANI PERËNDIMOR | LONDËR

Në konferencën e politikave të Digital Cities, të organizuar në Londër nga 29–30 Janar 2018, një delegacion prej 17 përfaqësuesish të lartë nga Ballkanit Perëndimor u takuan me përfaqësuesit e 11 qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë që të lidhin dhe ndajnë përvojën e tyre në zhvillimet e politikave të Industrisë Dixhitale.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë disa prej iniciativave kryesore të partneriteteve publike-private në Londër, duke përfshirë Bibliotekën Britanike dhe Qendrën e Biznesit dhe IP dhe Youtube Space London. Si pjesë e programit, ata panë disa nga inovacionet kryesore digjitale në Industritë Kreative, duke përfshirë Realitetin Virtual në aktivitetin e organizuar nga Grupi Parlamentar për Revolucionin e Katërt Industrial dhe Creative England - e hapur nga Rt Hon Matt Hancock, Sekretar i Shtetit për pjesën Digjitale, Kulturën, Median dhe Sportin.

VIZITA E ZHVILLIMIT PROFESIONAL | BRISTOL DHE MANCHESTER

7 profesionistë të industrisë digjitale nga Mbretëria e Bashkuar morën pjesë në një vizitë intensive në Bristol dhe Mançester, ku ata patën mundësinë të shihnin disa nga shembujt më të mirë praktikë të hapësirave të bashkëpunimit e bizneseve digjitale, të marrin pjesë në konferencën ‘Be More Manchester’ mbi industritë kreative dhe të angazhohen me homologët e tyre nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar në takimet e biznesit 1:1.

QENDËR TRAJNIMI | SHTËPIA MOKRIN

Pas një sërë event-esh në Ballkanin Perëndimor dhe në Mbretërinë e Bashkuar, profesionistët e industrisë digjitale nga 46 qendra dhe kompani të përzgjedhura patën mundësinë të marrin pjesë në një kamp trajnimi. Ky program intensiv tre-ditor adresoi pjesëmarrësit e nevojave për zhvillim të identifikuara gjatë proçesit të aplikimit, duke mbuluar një gamë të larmishme temash nga sipërmarrja në 21C, menaxhimi i produkteve digjitale, kultura e punës në grup, zinxhiri i ngjarjeve dhe marketingu strategjik për biznesin digjital.

Linke të jashtme

Shpërndani në rrjetet sociale