Pas Budvës, Londrës, Mançesterit dhe Bristolit, ka ardhur koha për shpërngulje nga qyteti në fshat. Në fakt, përfaqësuesit e industrisë nga data 21 deri më 23 shkurt, kanë pasur mundësi që të bëhen pjesë e kampit trajnues intensiv në Mokrin House, në Serbi, qendrën e parë rurale më të avancuar në rajon.
Pas qëndrimit treditor në Mokrin, mbi 40 pjesëmarrës të projektit nga rajoni kanë pasur mundësi që në mënyrë intensive të punojnë në temat më aktuale, me ekspertë të shquar të skenës ndërkombëtare digjitale. Ligjërata dhe punëtori të numërta kanë përfshirë tema, siç janë ndërmarrësia në kompanitë e shekullit 21, menaxhimi i produkteve digjitale, kultura ekipore, marketingu strategjik dhe zhvillimi i biznesit digjital, zhvillimi dhe mapimi i komunitetit digjital dhe zbulimi i blockchain-it. Gjithashtu për të gjithë ata që kanë filluar bashkëpunimin me partnerët nga Britania e Madhe, kampi i trajnimit ka qenë njëkohësisht edhe mundësia për përgatitjen e implementimit të projekteve të tyre të përbashkëta.
Kampi i trajnimit është hapur me ligjëratën e Hebib Lešević, profesor mysafir në „Cass Business School“ dhe „Royal College of Arts“ në Londër, me temë ndërmarrësia në shekullin 21. Ligjëruesit e shquar, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe Lazar Džamić, përfaqësues i Fakultetit për media dhe komunikim nga Beogradi; Yiuwin Tsang, përfaqësues i kompanisë „Disruptive Thinking“ nga Britania e Madhe, Nana Radenković, bashkëthemelues i qendrës kreative Nova Iskra, si dhe Jovana Tokić, përfaqësuese e studios „Autheos“ nga Amsterdami, kanë ndarë njohuritë e veta dhe përvojën dhe kanë mundësuar që në shembuj konkret të njihen me qasje të ndryshme të zgjidhjes së problemit në punën e përditshme.
Larisa Halilović, drejtoreshë e British Council për Bosnjë dhe Hercegovinë dhe drejtoresha e projektit „Qytetet digjitale“, me këtë rast ka deklaruar: Jam shumë krenare për suksesin e deritanishëm të pjesëmarrësve të projektit. Mënyra me të cilën janë lidhur, kanë vendosur bashkëpunim dhe kanë ndarë përvojat e veta dhe njohuritë me njëri tjetrin është me të vërtetë inspiruese. Posaçërisht më gëzon fakti që njohuritë e posa-arritura do të mund t'i zbatojnë në praktikë gjatë punës së tyre të përditshme dhe të kontribuojnë në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Britanisë së Madhe me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këta të rinj me inovacionin e tyre dhe ndërmarrësinë në çdo moment ndryshojnë botën në të cilën jetojmë dhe është kënaqësi që të jesh lidhja e cila i ndërlidhë.
Vazhdoni të përcillni projektin këtu dhe në rrjetet tona sociale, sepse do të vazhdojmë të ndajmë me juve gjërat që kemi mësuar në kamp!