CC4WBs news, image

UNESKO, Këshilli britanik dhe Agjencia italiane për bashkëpunim zhvillimor (AICS) e fillojnë projektin “Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor” (CC4WBs), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim ta nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor përmes përforcimit të sektorëve kulturorë dhe kreativë për ndikim të rritur ekonomiko-social.

“Sektori krijues është mes më të goditurve nga pandemia e Kovid-19. Për këtë ky projekt i ri është mundësi e shkëlqyer që të zgjerohet fuqia e kulturës dhe kreativiteti si shtytës për zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi Ernesto Otone R., ndihmës-drejtor i përgjithshëm për kulturë i UNESKO-s.

Në një periudhë prej 48 muajve, CC4WB do t’i zhvillojë kapacitetet e sektorëve kulturorë dhe kreativë në rajonet e Ballkanit Perëndimor përmes veprimit në më shumë nivele. Konkretisht, ai do të mbështesë politika më të fuqishme kulturore për bashkëpunim të përforcuar kulturor rajonal, sidomos mobilitet të rritur të artistëve dhe operatorëve kulturorë, ndërsa do të sigurojë edhe ndihmë financiare dhe teknike për rritje të industrive kulturore dhe kreative. Projekti do t’i stimulojë edhe mbrojtjen, menaxhimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe do t’i përforcojë partneritetet publike-private në sektorin kulturor dhe kreativ.

“Më vjen mirë që me kolegun tim, komisarin Varhei, kemi arritur të fillojmë një aksion të këtillë ambicioz, me vlerë prej 8 milionë eurove për mbështetje të sektorëve kulturorë dhe krijues në Ballkanin Perëndimor. Integrimi i kulturës mund të sjellë deri në mirëkuptim të ndërsjellë, bashkëpunim të qetë dhe stabilitet, si dhe deri në përfitime ekonomike, sidomos në një rajon me trashëgimi të pasur kulturore. Jam e përkushtuar të ndihmojë gjatë integrimit të Ballkanit Perëndimor lidhur me të gjitha fushat nga portfoli im dhe i dëshiroj sukses të madh UNESKO-s dhe partnerëve të saj gjatë zbatimit të këtij aksioni”, tha eurokomisarja Maria Gabriel.

“Këshilli britanik e mbron dhe e promovon në mënyrë aktive rolin e industrive kulturore, si shtytës të rritjes së qëndrueshme dhe inkluzive. Jemi të mahnitur që jemi pjesë e këtij projekti, i cili do ta mbështesë bashkëpunimin në ekonominë kreative në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndihmojë gjatë zhvillimit të artistëve, liderëve kulturorë dhe bizneseve kreative përmes lidhjeve të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Skinder Hundal, drejtor i artit, Këshilli britanik.

“Përmes këtij projekti dhe partneriteti synojmë edhe më tej të jemi të kyçur në fushën strategjike të kulturës së Ballkanit Perëndimor, sepse besojmë se kultura paraqet nxitës të fuqishëm për të kthyer diversitetin në mundësi, si dhe për promovimin e raporteve të qeta dhe zhvillimin socio-ekonomik”, deklaroi Leonardo Karmenati, zëvendës-drejtori i AICS.

Shpërndani në rrjetet sociale