Akademia e Liderëve Kreativ është një program i lidershipit kulturor dhe krijues në Ballkanin Perëndimor, i zhvilluar në kuadër të projektit të financuar nga BE 'Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor' (CC4WBs), zbatuar nga UNESCO, British Council dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS), dhe zbatuar në praktikë nga Cultural Associates Oxford (CAO).
Nëpërmjet këtij programi 6-javor, ne shpresojmë të krijojmë shkëmbime rajonale në sektorët kulturor dhe krijues në Ballkanin Perëndimor duke rritur aftësitë e pjesëmarrësve përmes trajnimit, mentorimit dhe krijimit të një hapësire për rrjetëzim dhe bashkëpunim rajonal.
Pjesëmarrësit e Akademisë do të takojnë disa nga mendimtarët kyç, ekspertët, udhëheqësit e industrisë dhe krijuesit nga industria kulturore dhe krijuese, të cilët të gjithë do të ndajnë historitë dhe idetë e tyre rreth praktikës dhe rrugëtimin e tyre si liderë krijues.
Akademia e Udhëheqësve Kreativë do të ofrohet nga ofruesi I trajnimit për lidershipin kulturor-Cultural Associates Oxford (CAO). Akademia do të mbulojë këto fusha: menaxhimin e përgjithshëm kulturor, planifikimin e biznesit dhe strategjinë, komunikimin, zhvillimin dhe angazhimin e audiencës, aftësitë sipërmarrëse dhe ekspozimin ndaj praktikave më të mira ndërkombëtare.