Notice for tender

Mundësitë e grant-financimit dhe të ngritjes së kapaciteteve në kuadër të programit Kulturë dhe Kreativitet për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs) janë organizuar rreth katër temave si në vijim:

  1. përmirësimin e hapësirave kulturore lokale nëpërmjet partneritetit publiko-privat të përmirësuar;
  2. artistët, profesionistët e medias dhe operatorët kulturorë të mobilizuar, të lidhur dhe duke promovuar diversitetin kulturor në dhe nga Ballkani Perëndimor; 
  3. rrjetëzime rajonale, bashkëpunimi dhe promovimi për prodhim dhe qasje të zgjeruar kulturore;
  4. mbrojtjen dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore për zhvillim të qëndrueshëm.

Thirrjet për propozime janë tani të hapura dhe organizatat dhe individët janë ftuar të paraqesin propozimet dhe aplikimet e tyre lidhur me fushat e renditura më sipër sipas kushteve të përshkruara më poshtë.

Thirrje e Hapur për Propozime (Organizatat dhe Institucionet)

 

Thirrja e Hapur për Propozime është organizuar rreth katër fushave tematike nga të cilat mund të zgjedhin aplikantët. Më poshtë jepen informacione kyçe për këtë. Ju lutemi lexoni Thirrjen e Hapur për Propozime – Udhëzime për Aplikantët për informacion të hollësishëm në çdo fushë tematike.

Informacione kyçe

Kush mund të aplikojë: Organizatat e shoqërisë civile (CSOs) dhe institucionet publike nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia 

Mundësitë: Financimi grant deri në 80,000 EUR për projekt. 

Kohëzgjatja: Projektet e propozuara mund të jenë nga 3 deri në 18 muaj. 

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 31 maj 2023 në orën 17:00 (CET). 

Fusha tematike

  1. Përmirësimi i hapësirave kulturore lokale nëpërmjet përmirësimit të partneritetit publiko-privat

Aplikantët ftohen të përgatisin propozime për të drejtuar kreativitetin lokal, sipërmarrjen kulturore dhe përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore dhe për të nxitur rritjën e vlerës kulturore dhe krijuese të hapësirave publike, duke kontribuar kështu në zhvillimin e komunitetit lokal, duke përfshirë rininë dhe gratë.

2. Artistët, profesionistët e medias, dhe operatorët kulturorë të mobilizuar, të lidhur dhe duke promovuar diversitetin e shprehjeve kulturore në dhe nga Ballkani Perëndimor

Kjo fushë tematike është e ndarë në dy llote të veçanta.

LLOTI 1: Aplikantët ftohen të përgatisin propozime që kanë për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të profesionistëve të mediave dhe krijuesve të përmbajtjeve që mbulojnë artet dhe kulturën për të kundërshtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duke forcuar kështu lirinë e shprehjes dhe mediat e lira, të pavarura dhe pluraliste.

LLOTI 2: Aplikantët janë të ftuar të paraqesin propozime për zhvillimin e një ''Creative Gate'+ ''Arts Discovery Platform'', një portal dixhital që synon të nxisë dhe lehtësojë bashkëpunimin me dhe midis profesionistëve të industrisë kulturore dhe krijuese (CCI) përgjatë Ballkanit Perëndimor.

3. Rrjetëzime rajonale, bashkëpunim dhe promovim për prodhim dhe qasje të zgjeruar kulturore

Kjo fushë tematike ndahet në tre LLOTE të veçanta.

LLOTI 1: Aplikantët janë të ftuar të paraqesin një propozim, kombinim I disa propozimeve ose iniciativa apo promozime të ngjashme, si më poshtë:

  • Festivalet ndër-qytete, garat artistike, ngjarjet kulturore dhe bashkëpunim rajonal për hulumtim dhe zhvillimin mbi kulturën dhe kreativitetin me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm
  • Stimulimi i bashkëpunimit rajonal në tema të veçanta (p.sh. kultura dhe krijimtaria për inovacione sociale), përfshirja e partnerëve nga qytete të ndryshme, apo krijimi i mundësive për shkëmbime me dhe mes Qyteteve Krijuese, në bashkëpunim me Qytetet Kreative të UNESCO-s nga Ballkani Perëndimor dhe nga BE-ja
  • Zhvillimi i brendit të përbashkët për CCS të Ballkanit Perëndimor
  • Rezidenca artistike nga çdo lloj arti apo shprehje kulturore brenda Ballkanit Perëndimor ose me vendet e BE-së që synojnë të mbështesin lëvizshmërinë e artistëve dhe operatorëve kulturorë

LLOTI 2: Aplikantët mund të aplikojnë për skemat e granteve në zhvillimin sektorial nëpërmjet propozimit të laboratorëve të qëndrueshëm (Culture and Creativity Learning Labs), të vetë-menaxhueshëm dhe të fokusuar në temat e planifikimit të biznesit, menaxhimit, angazhimit të komunitetit, komunikimit, avokimit, mbledhjes së fondeve, menaxhimit të prodhimit dhe aftësive teknike dhe praktikës artistike dhe kuratoriale.

LLOTI 3: Aplikantët mund të aplikojnë për skemën e granteve për bashkëprodhimet artistike që kanë për qëllim të mbështesë bashkëprodhimet rajonale që trajtojnë sfidat shoqërore në zhvillim në rajon dhe të stimulojnë zhvillimin e përmbajtjes dhe qarkullimit rajonal. Aplikantët inkurajohen të zhvillojnë dhe nxisin idetë dhe ndërgjegjësimin e rëndësisë globale në prodhimin artistik dhe kulturor.

4. Mbrojtja dhe shfrytëzimi i trashëgimisë kulturore për zhvillim të qëndrueshëm

Aplikantët janë të ftuar të përgatisin projekte të trashëgimisë kulturore të vogla për të rritur pjesëmarrjen lokale dhe angazhimin e komunitetit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të mbështetur përcaktimin, përmirësimin, ose zbatimin e sistemeve dhe planeve përfshirëse dhe të qëndrueshme të menaxhimit për hapësirat me vlerë të trashëgimisë.

Për formularët e aplikimit, udhëzimet, kriteret dhe kushtet për aplikim, ju lutemi lexoni me kujdes dokumentin e Thirrjes së Hapur për Propozime – Udhëzime për Aplikantët.

Thirrje e hapur për shprehje të interesit në udhëheqjen kulturore dhe programet e mediave (individë)

 

Kjo Thirrje për Shprehje Interesi është organizuar si pjesë e Fushës Tematike 2: Artistët, profesionistët e medias, dhe operatorët kulturorë të mobilizuar, të lidhur dhe duke promovuar diversitetin e shprehjeve kulturore në dhe nga Ballkani Perëndimor. Më poshtë gjeni informacionet bazë. Për informacion të hollësishëm në këtë fushë tematike, ju lutemi lexoni Udhëzimet për Aplikantët – Thirrje e Hapur për Shprehje Interesi.

Informacione kyçe

Kush mund të aplikojë: Profesionistë të industrisë kulturore dhe krijuese, profesionistë të mediave dhe individë të tjerë të interesuar në krijimin e përmbajtjeve të mediave mbi kulturën dhe kreativitetin, të moshës 18+.

Mundësitë: Ndërtimi i kapaciteteve dhe zhvillimi profesional për individët nga sektorët kulturorë, krijues dhe medial.  

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 15 maj 2023 në orën 17:00 (CET).

Fusha tematike

Artistët, profesionistët e medias dhe operatorët kulturorë të mobilizuar, të lidhur dhe duke mundësuar nxitjen e diversitetit të shprehjeve kulturore në dhe nga Ballkani Perëndimor

Kjo fushë tematike është e ndarë në dy LLOTE të veçanta, të cilat ndahen më tej në cikle të ndryshme programesh. 

LLOTI 1 / Programi Cikli 1: Creative Leaders Academy - Kohëzgjatja e pritshme është afërsisht 1 muaj në gjysmën e parë të vitit 2023.

LLOTI 2 / Programi Cikli 1: Creative Spotlight - Kohëzgjatja e pritshme e aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve është afërsisht 2 muaj në gjysmën e parë të vitit 2023. Pas përfundimit të fazës së ndërtimit të kapaciteteve, duhet të fillojë prodhimi i përmbajtjes së medias.

LLOTI 2 / Programi Cikli 2: Luftimi I dezinformimit dhe keqinformimit - Kohëzgjatja e pritshme është afërsisht 2 muaj pas Ciklit të Programit 1. Pas përfundimit të fazës së ndërtimit të kapaciteteve, duhet të fillojë prodhimi i përmbajtjes së medias.

Për formularin e aplikimit, udhëzimet, kriteret e përshtatshmërisë dhe kushtet e aplikimit, ju lutemi lexoni me kujdes dokumentin e Thirrjes së Hapur për Shprehjet e Interesit – Udhëzimet për Aplikantët.

Shpërndani në rrjetet sociale