Masa Mileusic është një gazetare e njohur nga Serbia, prezantuese, trajnuese, konsulente dhe eksperte e cështjeve gjinore. Ajo shpjegon pse zgjodhi të bëhet mentore dhe cfarë përfiton ajo nga kjo eksperiencë
Pse aplikove për t’u bërë mentore?
Për të ndarë përvojën, njohuritë, për të mësuar të shoh gjërat ndryshe. Gjithmonë është e rëndësishme të zgjerosh horizontet e tua. Si mentore, ti punon në shkathtësitë e tua të komunikimit duke punuar me të mentoruaren tënde dhe duke biseduar. Meqë ndan njohuritë dhe përvojën, kjo e përforcon atë që ti di. Gjithashtu hap dyert për njohuri të reja.
Si mentore, mund të zgjerosh rrjetin duke u lidhur me mentorët e tjerë dhe profesionistë të lidershipit. Nëse jeni mentore e mirë dhe e mentoruara juaj ka sukses, një pjesë e suksesit është merita juaj. Përfundimisht, ndjenja më e lartë e njohjes që mund të ndjesh është ajo që i jep vetes. Ndjenja e përmbushjes dhe rritjes personale mund të jetë marramendëse kur një mentore shikon prapa tek marrëdhënia e saj me të mentoruaren(at) e saj.
Çfarë dallimi përbën për dikë që të ketë një mentor në fillim të karrierës së tyre?
Të mentoruarat mund të zgjerojnë njohuritë dhe shkathtësitë, të marrin këshilla nga një person me më shumë përvojë dhe të ndërtojnë rrjetet e tyre profesionale. Dhe të dy partneret mund të përmirësojnë shkathtësitë e tyre të komunikimit, të mësojnë mënyra të reja të të menduarit dhe përfundimisht të avancojnë karrierat e tyre.
Nga përvoja juaj, si e kanë sfiduar gratë pabarazinë gjinore dhe çfarë mund të bëhet për t’ju ndihmuar?
Të përkrahen ato në çdo mënyrë të mundshme, pa diskutim, pa paragjykim
Tema për Ditën Ndërkombëtare të Gruas këtë vit është #ChooseToChallenge dhe nga gratë kërkohet të vetëdijesohen kundër paragjykimeve, të ndërmarrin veprime për barazi dhe t’i gëzohen arritjeve të grave - çfarë hapa do të ndërmerrni ju personalisht për ta bërë këtë?
Duke vazhduar të jem pjesë e disa projekteve përfshirë projektin Media For All, unë u jap zë të gjitha grave që kanë përjetuar dhunë. Gratë gazetare kundër dhunës që fokusohet në angazhimin me media përmes programeve specifike dhe udhëzuesve për gazetarët që raportojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave. Qëllimi është të ndihmohet media/reporterët që të kuptojnë rolin e tyre në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe mundësinë për të raportuar për të në mënyrë faktike, etike dhe të ndjeshme, duke organizuar trajnime të ndryshme, konferenca, seminare, me synim ndryshimin e mbulimit nga media të dhunës ndaj grave.
Unë jam duke trajnuar, mentoruar dhe mbështetur gazetaret femra dhe duke zgjeruar rrjetet e tyre. Dhe duke kontribuar në barazinë gjinore në sektorin e medias si në aspektin e përmbajtjes së ndjeshme ndaj gjinisë ashtu edhe në përmirësimin e barazisë gjinore në vendin e punës.