Reporterët e lajmeve vendore mbulojnë ngjarje të ndryshme dhe janë të mësuar të shkruajnë për një gamë të gjerë të temave. Megjithatë, pas goditjes së Covid-19, pikat e medieve jo vetëm që u desh të menaxhojnë një kërkesë në rritje të lajmeve me burime të kufizuara, por edhe të shqyrtonin me hollësi një mori lajmesh ‘të rreme’ rreth virusit.
Përballur me sfidën e raportimit të saktë për Covid-19, ekipi i projektit Media for All iu përgjigj situatës emergjente duke zhvilluar një program të përshtatur trajnimi dhe mentorimi për disa pika të medieve të përzgjedhura lokale në Ballkanin Perëndimor.
Reporterja e specializuar në fushën e shëndetit dhe shkencës, Kerry Sheridan, mbajti një sërë punëtorish për pikat e medieve pjesëmarrëse. Ajo tha: “Që në fillim të 2020, pikat e medieve të lajmeve në botë u desh të mundoheshin shumë që të mbulonin koronavirusin, shumë nga to pa gazetarët e vet të dedikuar për shkencën dhe shëndetin.
“Qëllimi ynë përmes programit Media For All ishte të ndanim disa nga praktikat më të mira për gazetarët, t’ju tregojmë reporterëve si të gjejnë material nga burime të sakta dhe të japim këshilla se si të gjejnë dhe të intervistojnë ekspertët e duhur për ta vënë në kontekst këtë situatë në zhvillim.”
Gjashtëmbëdhjetë pika të mediave lokale në rajon, me bazë në qytete provinciale, që do të mund të përfitonin më së shumti nga mentorimi dhe trajnimi për mënyrën e nxjerrjes së një përmbajtje relevante dhe të bazuar në fakte rreth pandemisë, morën pjesë në program. Në partneritet me Albany Associates, kemi mbajtur punëtori për mënyrën e luftimit të lajmeve të rreme përmes verifikimit të përmbajtjes. Në këto sesione morën pjesë gazetarë nga rajoni, që e cilësuan trajnimin shumë të dobishëm, në veçanti për mënyrën se si të vërehen videon dhe fotografitë e rreme dhe se si të verifikohen faktet.
Luftimi i lajmeve të rrema dhe keqinformimit
Në secilën pikë të medias u caktuan mentorë për të këshilluar për zhvillimin e ideve të storieve për temat që lidhen me Covid-19, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, mjedisin, ekonominë, sportet, dhunën në familje, politikën dhe interesin human.
Zaneta Skerlev, mentore, tha: “I ndihmova reporterëve të vendosnin lajmet në kontekst dhe t’i bënin më relevante për audiencat e tyre. Kemi paraqitur storie humane rreth mënyrës se si Covid 19 ka ndikuar te njerëzit, një ditë në jetën e një infermiereje, se si një pronar dyqani gati e humbi biznesin e vet dhe se si prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara po përballeshin me kufizimet.”
Mentorët punuan me të gjithë tipat e pikave të medieve, online, tv, radio dhe digjitale, dhe ata e përshtatën qasjen e tyre sipas nevojave të secilës pikë. Sfida kryesore ishte operimi i shumë pikave të medieve me numër të vogël personeli dhe Covid 19 që vetë preku si mentorët edhe të trajnuarit.
“Në dy nga pikat e medieve punova me gazetarë me përvojë, andaj nuk u desh shumë mbështetje praktike si në rastin e medias së tretë kur isha mentore e të rinjve. Megjithatë, një nga rezultatet më të rëndësishme është që kemi diskutuar qasje të ndryshme të raportimit. Gjithashtu kam ndihmuar ekipet me shkathtësitë e tyre organizative dhe të menaxhimit, që ata të mund ta menaxhojnë kohën e tyre më me efikasitet për të nxjerrë një produkt më të mirë. Me këshillat e mia dhe shkathtësitë praktike të mësuara, një redaktor tha se ka vërejtur rritje në lexueshmërinë e storieve të tyre të Covid 19,” tha Sasa Lecovic që i trajnoi tri pika të medieve.