Një grua në të majtë dhe burrë në të djathtë, të ulur në një tavolinë të madhe, duke e shikuar dërrasën e bardhë të mbuluar në shënime ngjitëse. Gruaja po shikon dërrasën me dorën në fytyrë, sikur po mundohet të gjejë një zgjidhje
©

Poyraz Tutuncu

Programi ynë pilot i mentorimit synon t’ju fuqizojë, t’ju ofrojë mundësi rrjetëzimi, të mbështesë zhvillimin personal dhe profesional për gratë në media në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) - Shqipëri, BeH, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Programi do të zbatohet online, nga data 24 shkurt deri më 14 prill 2021.

Mentorimi ju dedikohet JUVE – të mentoruarave/përfitueseve dhe rritjes suaj personale dhe profesionale. Përfshin ndarjen e njohurive dhe përvojës, krijimin e një mjedisi stimulues për mësimin dhe zhvillimin e aftësive të ndryshme. Mentorimi bazohet në mirëkuptim reciprok, respekt dhe partneritet midis mentores dhe të mentoruarës/përfitueses. Mentoret do të jenë eksperte të medias nga të gjashtë vendet e BP-së.

Nëse jeni:

  • Një grua në media në fillim të karrierës suaj, me sukses tashmë të dëshmuar;
  • E interesuar sinqerisht për të përfituar njohuri të reja dhe për t’u zhvilluar profesionalisht;
  • Dëshironi  të mësoni nga një profesioniste në fushën e medias, për të ndarë përvojën dhe për të pyetur;
  • Keni mundësi dhe dëshirë të ndani 2 orë në javë për takime individuale me mentoren tuaj,
  • Keni mundësi të merrni pjesë në mënyrë aktive në tri punëtoritë online dhe dy konsultimet online, dhe
  • Zotëroni mirë gjuhën angleze në të folur (niveli B2 ose më lart), atëherë:

Presim aplikimin tuaj!

Shpërndani në rrjetet sociale