Nëse jeni nga mosha 18 deri 29 vjeç, vini nga një qytet i madh ose nga një fshat i largët, nëse jeni student apo në punë ose thjesht dëshironi të mendoni për botën përreth jush, ndani me ne historinë tuaj!
Flisni me ne - flisni për veten tuaj, për miqtë tuaj, për një komunitet më të gjerë ose thjesht për një organizatë; na tregoni mendimin tuaj për COVID-19! Kemi nevojë për ndihmën tuaj së pari, në hartimin e një pyetësori dhe sondazhi që do të pasqyrojë plotësisht nevojat dhe shqetësimet tuaja në lidhje me COVID-19 dhe së dyti, për të kryer kërkime dhe për ti komunikuar përfundimet e studimit një publiku të gjerë. Kjo padiskutim do të ndihmojë gjeneratën tuaj të ndikojë tek qeveritë, OJQ-të, donatorët, universitetet, bizneset dhe komunitetin e gjerë - për të marrë mbështetjen që ju duhet prej tyre.
Cilat janë mundësitë tuaja në këtë program?
- Një mundësi për të komunikuar me kolegët tuaj brenda vendit dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe së bashku të diskutoni për ndikimin e COVID-19 në jetën dhe në të ardhmen tuaj
- Një mundësi për të formuar axhendën kërkimore dhe për të hartuar pyetje që janë vërtet të rëndësishme për ju
- Një mundësi për të prezantuar gjetjet e sondazhit tek politikanët, udhëheqësit e OJQ-ve, komunitetit të donatorëve, dhe të modelojmë sjelljen e tyre ndaj COVID-19 – në mënyrë që të përfitojnë të rinjtë.
Më shumë rreth studimit:
Ky studim është pjesë e "Programit të Angazhimit Shkencor në Ballkanit Perëndimor", financuar dhe zbatuar nga Këshilli Britanik. Hulumtimi për ndikimin e COVID-19 tek të rinjtë është krijuar si një proces me tre faza. Në fazën e parë (Tetor - Nëntor 2020) do të analizohen të dhënat kualitative (videot e marra) nga një grup studiuesish për të identifikuar tematikat kryesore që shqetësojnë të rinjtë. Gjatë fazës së dytë (Nëntor 2020), këto tematika do të diskutohen më tej brenda fokus-grupeve të përbëra prej 15 anëtarësh, femra dhe meshkuj në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të çojë në hartimin e një sondazhi. Gjatë fazës së tretë (Dhjetor 2020 - Janar 2021), do të kryhet një studim duke përdorur një përfaqësues të të rinjve në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.