Informin.al është një portal uebi që është themeluar nga një grup i aktivistëve të rinj të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Elbasanit. Fokusi i tyre janë kryesisht të drejtat sociale dhe ekonomike të komunitetit.
Ekipi publikoi njëzet artikuj dhe video duke përdorur instrumentin ECR. Ata arritën të mblidhnin përmbajtjet më diverse, të shfaqnin zëra të ndryshëm që flisnin për të njëjtën temë dhe të merrnin informacione më të detajuara për çështjet që lidhen me komunitetin rom- egjiptian.
Për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, portali krijoi një video me profesorët e gjuhës rome në Universitetin e Elbasanit.
Një sukses domethënës ishte theksimi nga pika e medias se pjesëtarët me nevoja te veçanta të komunitetit rom dhe egjiptian të cilët nuk mund të lexojnë dhe të shkruajnë nuk mund të marrin patentë shoferin meqë testi i teorisë është në formë të shkruar. Pas publikimit të artikullit, pika e medias u takua me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe u dakordua se në të ardhmen testi do të ofrohet në audio e jo në formë të shkruar.
Ekipi në Informin.al planifikon të vazhdojë përdorimin e instrumentit ECR në të ardhmen sepse u ka ndihmuar të zhvillojnë storie dhe të mbledhin informacione nga burime dhe persona të ndryshëm. Ata punojnë me mentorë nga Thomson Foundation dhe BIRN për të krijuar një seri podkastesh që informojnë dhe inkurajojnë popullsinë rome në vend për t’u regjistruar gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullsisë në 2022.