Geri Emiri, gazetar dhe kryeredaktor, Amfora Media

Projekti "Media for All" ("Media për të Gjithë") ka qenë një "akademi" për Median Amfora. Përgjatë tij ekipi ynë zhvilloi qasje të reja dhe forcoi raportimin me profesionalizëm. Gjithashtu audienca jonë u angazhua më shumë, duke na ndihmuar që të bëjmë një raportim edhe më cilësor.   Profesionsitët e rinj përballen me sfida të shumta në një mjedis mediatik gjithnjë e më të brishtë ndaj zhvillimeve shoqërore dhe politike. Nga ana tjetër mediat e vogla ku profesionsitët e rinj punojnë kanë kapacitete teknike dhe financiare të kufizuara.  

Majlinda Brahimi, gazetare, TV Mitrovica

Unë kam dëgjuar për projektin Media for All dy vite më herët kur TV Mitrovica u bë pjesë e këtij programi.. Kur u njoftova për mundësitë që ofron atëherë besova se do të jetë një gjë e mirë për mua personalisht dhe për mediumin ku punoj. Në TV Mitrovica unë unë jam koordinatore e programit  Engaged Citizens Reporting dhe mendoj që kjo është ndër eksperiencat më të mira që kam pasur gjatë punës time disa vjeçare në media.

Ena Çausheviq, kryeredaktore, Radio Active Zenica

Të rinjtë që punojnë në media kanë nevojë për mbështetje në të gjitha aspektet. Kështu, e pashë pjesëmarrjen në projektin Media for All si një mundësi të shkëlqyer për ekipin tim dhe veten time si shkrimtare dhe redaktore që sapo kam filluar karrierën time. Si redaksi për të rinjtë, ne përpiqemi të përmirësojmë punën tonë çdo ditë dhe programi Media for All na dha një mundësi për të mësuar shumë dhe për të fituar përvojë.

Shpërndani në rrjetet sociale