Unë sapo kisha filluar karrierën time si gazetare në vitin 2021 kur publikova artikullin tim të parë të raportimit hulumtues. Prandaj nisma Media for All dhe shansi për të marrë pjesë në të ishte një shtysë e madhe për mua.

Nëpërmjet skemës së mentorimit për gratë në media, unë pata mundësinë ta njoh jo vetëm Masha Mileusniqin, mentoren time të shkëlqyer, por edhe gazetarë të tjerë nga i gjithë rajoni. Gjatë këtij programi, unë munda t’i bëja shumë pyetje mentores sime, gjë që ishte e një rëndësie të paçmueshme, sepse nuk kisha diplomë gazetarie apo punë me kohë të plotë si gazetare në atë kohë ku mund të mësoja rregullisht.

Takova gjithashtu gazetarë të rinj dhe të njohur nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, gjë që ishte vendimtare për zgjerimin e horizontit tim. Diskutuam të përbashkëtat dhe dallimet tona, si dhe sfidat e përditshme.

Programi i dytë, Konkursi i Gazetarëve të Rinj, më dha mundësinë për të bashkëpunuar me kolegë nga Mali i Zi dhe Shqipëria për kërkime që kanë të bëjnë me çështjen aktuale më të rëndësishme, shëndetin mendor. Hulumtimi i kësaj teme ishte shumë kërkues, por edhe i një rëndësie të pavlerësueshme, sepse mblodhëm dëshmitë e dhjetëra të rinjve nga i gjithë rajoni që përfyten me shëndetin mendor. Për shkak të këtyre dëshmive, unë e konsideroj këtë hulumtim si jashtëzakonisht të rëndësishëm për mua. Ndjeva se po ekspozoja realitetin e trishtuar të të rinjve që kacafyteshin me këtë çështje. Si gazetare, pata mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar që zëri i tyre të dëgjohet.

Si gazetaree Qendrës së Malit të Zi për Gazetari Hulumtuese, pata mundësinë të marr një lloj tjetër mbështetjeje, të cilën dëshiroj ta përgëzoj. Si redaksi, ne u trajnuam posaçërisht për të përdorur platformën/veglën e Raportimit të Qytetarëve të Angazhuar (ECR), e cila u krijua si pjesë e projektit Media for All. Falë platformës ECR, kam mundur të kryej kërkime që janë më të rëndësishmet dhe më interesantet që kam bërë deri më tani, dhe duke qenë se ka të bëjë me çështjen gjinore, do ta përmend këtu. Sondazhi shqyrton lindjet në Mal të Zi dhe çështjet që kanë të bëjnë me praktikat, veçanërisht sa afër i përmbahen ose largohen nga kriterete OBSH-së. Sondazhi mori përgjigje nga mbi 700 gra, gjë që ishte me të vërtetë e dobishme për mua ndërsa kompozova foton dhe raportova për këtë temë. Për këtë arsye, unë do të veçoja ECR-in si një komponent të shkëlqyer të mbështetjes Media for All.

Isha e motivuar të mësoja për të gjitha këto programe dhe të merrja pjesë së pari në to sepse isha krejtësisht fillestare në gazetari dhe doja të eksploroja të gjitha mundësitë për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e mia gazetareske, si dhe për rritjen personale. Kam fituar shumë njohuri për sfidat me të cilat përballen gratë në fushën time dhe kam zhvilluar një interes për çështjet gjinore në përgjithësi. Aktualisht, shkrimi i artikujve hulumtues për këtë temë është një nga interesat e mia kryesore.

Unë besoj se një numër i madh gazetarësh mund të përfitojë nga programi Media for All, në varësi të kërkesave dhe afiniteteve të tyre personale, sepse vërtet ofron shumë.

Shpërndani në rrjetet sociale