Një grua që shkruan në kompjuter me një burrë të ulur afër saj duke e shikuar ekranin
©

Mat Wright

Pikat lokale të medieve, si ato online, të transmetuara dhe të shkruara, janë burim i rëndësishëm i informacionit për shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor. 

Qëllimi i Programit Media for All është mbështetja e pikave të medieve të pavarura për zhvillimin e biznesit dhe modeleve të tyre operacionale përmes trajnimeve, mentorimit nga ekspertët dhe granteve të vogla që mbështesin zbatimin e planeve të tyre të biznesit. 

Me partnerët tanë, Thomson Foundation, po punojmë me 55 pika të medieve të përzgjedhura në Ballkanin Perëndimor për t’u ndihmuar të bëhen më të qëndrueshme, që të mund të angazhohen më mirë me të gjithë qytetarët dhe të ofrojnë një gamë diverse të përmbajtjes. Pas një programi mentorimi intensiv tremujor me trajnime, zhvillim të ideve dhe mbështetje, pikat e medieve tani janë duke i zbatuar planet e tyre të biznesit. 

Pikat e medieve do të vazhdojnë të kenë trajnime dhe mbështetje gjatë periudhës njëvjeçare të zbatimit të idesë së tyre të biznesit. Kjo përfshin një program e-mësimi që u jep medieve njohuri dhe shkathtësi shtesë në një sërë fushash, duke përfshirë menaxhimin dhe biznesin, si dhe mentorimin praktik me mentorët e tyre. 

 

Shpërndani në rrjetet sociale