Programi Media for All i mbështet pikat e pavarura të medieve në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar modelet e tyre biznesore me qëllim që të bëhen financiarisht më të qëndrueshme dhe të krijojnë një gamë diverse të përmbajtjes për t’u angazhuar më mirë me qytetarët e tyre lokalë.
Mentorët dhe trajnerët nga partneri ynë, Thomson Foundation, kanë punuar intensivisht me 55 pika të medieve gjatë gjashtë muajve të fundit për t’i ndihmuar të realizojnë idetë e tyre të biznesit.
Ndonëse në mes të implementimit të projektit, pikat e medieve raportojnë tashmë angazhim të shtuar të audiencës dhe reagime pozitive ndaj videove të reja, podkasteve dhe shërbimeve të ofruara. Theksojmë këtu aktivitetet e ndryshme, produktet dhe shërbimet e krijuara nga përfituesit tanë të granteve në rajon.
Me sajte për vendet e lira të punës, uebsajtet e përmirësuara dhe shfaqjet e transmetuara në vend, përfituesit e granteve të projektit tonë Media for All raportojnë angazhim të shtuar të audiencës dhe vetëdijesim më të madh për storiet që ata mbulojnë në zonën e tyre lokale dhe në vend.
Programi Media for All financohet nga qeveria e MB-së dhe ofrohet nga British Council me partnerët e tij, BIRN, Thomson Foundation dhe INTRAC.